Politika 8 July 2025, 18:36 Nga VNA

Celibashi: Votimi i emigrantëve kulmi i karrierës sime profesionale, DHL nuk ka marrë asnjë lek

Ndaje në Whatsapp
Celibashi: Votimi i emigrantëve kulmi i karrierës sime profesionale,

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve pak ditë më parë ka qenë i ftuar në një televizion nga ku ju përgjigj disa pyetjeve lidhur me zgjedhjet.

Sa i takon procesit të votimit të diasporës, Celibashi bëri dy deklarata shumë të rëndësishme.

Së pari ai deklaroi se votimi i diasporës ishte sukses i tij dhe e nënvizoi atë proces si arritjen më të lartë të gjithë karrierës së vet profesionale. Me fjale të tjera, kontrata e lidhur, ngritja e sistemit, krahasimi i shifrave të kthimit të zarfeve, afatet e ndjekura, pjesmarrja dhe procesi i hapjes dhe numërimit të votave të diasporës me vende të tjera, i jepte të drejtë atij për këtë vlerësim për veten. Ky është procesi i votimit të diasporës. S'ka tjetër.

Por nga ana tjetër, pyetjes për kontratën e lidhur me kompaninë DHL dhe pretendimet e opozitës mbi atë proces, Celibashi ju përgjigj se DHL-së i është kërkuar të dorëzojë dokumentacion për zarfet dhe ndërkohë DHL-së nuk i është paguar asnjë lek.

Për hir të së vërtetës edhe kjo përgjigje u shoqërua me të njëjtën krenari profesionale në qëndrim.

Por një pyetje nuk ju bë dot me sa duket Komisionerit Celibashi!

Është pyetje që lind natyrshëm kur dëgjon sesi nga njëra anë Celibashi thotë që votimi i emigrantëve ishte suksesi i tij personal dhe që e konsideron një nga arritjet më të larta të karrierës së tij profesionale, nga ana tjetër thotë që DHL-së nuk i është paguar asnjë lek deri tani.

Procesi i votimit të emigrantëve ishte në 80% të vetin kontrata prej 9 milion euro me DHL. Pra të themi 80% e suksesit të Celibashit i "faturohet" kontratës që faturon DHL.

Tani duhet të bëhemi pak seriozë dhe mos dëgjojmë veresie gjithshka që na thonë.

Ose procesi i votimit të diasporës është sukses dhe si pjesë e suksesit, DHL ka ekzekutuar shumë mirë angazhimin kontraktual, ose votimi emigranteve ishte dështim dhe fajin e ka DHL.

Lidhja e kontratës me DHL gjithashtu u shpall si sukses nga Komisioneri, (personal domosdo).

Por ose është sukses dhe si palë në kontratë Komisioneri duhet të paguajë faturën, ose DHL ka shkelur kontratën duke cënuar procesin dhe duhet t'i refuzohet pagesa.

S'ka nevojë të jesh jurist për ta kuptuar kaq gjë.

Siç nuk mjafton të deklarosh se ndihesh krenar, për t'i bindur të gjithë që është flori gjithë sa nxjerr nga goja.

Video

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një masiv me ullishte në fshatin Grizë, pranë Borizanës, duke shkaktuar edhe djegien e një banese. Flakët janë përhapur me shpejtësi që prej mesditës, ndërsa në vendngjarje janë angazhuar tre mjete zjarrfikëse, të cilat po punojnë për izolimin dhe shuarjen e zjarrit.

Pamje të regjistruara nga një kamerë në makinë tregojnë momentin kur një efektiv policie ndjek një të dyshuar në një parking shumëkatësh të një qendre tregtare. Sipas policisë, drejtuesi i një automjeti tip Mercedes braktisi makinën dhe u largua në këmbë, pasi efektivët e kishin konstatuar duke drejtuar me shpejtësi të lartë dhe në mënyrë të rrezikshme. Pas largimit të tij, një pasagjere femër dyshohet se mori drejtimin e automjetit dhe vijoi lëvizjen, derisa policia e ndaloi makinën duke përdorur një pajisje për shfryrjen e gomave.

Një video virale nga jugut i Japonisë tregon stafin mjekësor i Spitalit të Kumamotos duke mbrojtur me trup pacientin dhe pajisjet gjatë tërmetit të fuqishëm. Pavarësisht lëkundjeve të forta, ekipi ruajti qetësinë dhe arriti ta përfundojë me sukses ndërhyrjen kirurgjikale. Spitali konfirmoi se pacienti është jashtë rrezikut për jetën. Reagimi profesional i mjekëve ka marrë vlerësime të shumta në rrjetet sociale për përkushtimin e treguar në kushte emergjence.

Një fluturim rutinë i kompanisë Jet2 drejt Mbretërisë së Bashkuar u kthye në kaos pasi dy pasagjerë u përleshën me grushte në korridorin e avionit. Stafi i kabinës, me ndihmën e disa udhëtarëve, ndërhyri menjëherë dhe arriti t'i ndante personat. Për shkak të rrezikut për sigurinë, piloti kreu një ulje të paplanifikuar në aeroportin më të afërt, ku policia arrestoi menjëherë dy agresorët. Kompania ajrore ka paralajmëruar se do të marrë masa të ashpra ndaj tyre, përfshirë ndalimin e përhershëm për të udhëtuar me këtë linjë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme