Politika 8 July 2025, 20:22 Nga VNA

Ervin Salianji doli nga burgu i Fierit për të hyrë në radhët e besnikëve të Sali Berishës

Ndaje në Whatsapp
Ervin Salianji doli nga burgu i Fierit për të hyrë në

Ervin Salianji doli sot nga burgu pas një procesi të diskutuar si politik dhe që e dëmtoi politikisht duke e lënë jashtë parlamentit që nis në shtator. Edhe pse u mundua të ishte prezent në media gjatë kohës së kryerjes së dënimit, protagonizmi i tij i zakonshëm nuk gjeti shumë vëmendje për shkak dhe të burgosurve të tjerë të famshëm të politikës, majtas apo djathtas.

I lënë në harresë gjatë fushatës nga Sali Berisha që më shumë ka përmendur dhëndrrin e tij se Salianjin, ky i fundit u pa i braktisur sot dhe nga shokët e partisë së tij. Në derën e burgut në momentin e daljes pranë tij u gjend vetëm deputetja Ina Zhupa dhe Luan Baçi. Asnjë deputet tjetër nuk u shfaq as në PD gjatë kohës që ai mbajti një konferencë për shtyp. Madje vetë ish-deputeti i PD përmendi se kishte folur në telefon me kryetarin e partisë dhe kaq kishte mjaftuar për Sali Berishën që mesa duket e konsideron kapitull të mbyllur Ervin Salianjin në PD.

Edhe pse u mundua të ishte në një linjë me Sali Berishën për sa i përket qëndrimit për zgjedhjet dhe “farsën zgjedhore”, Salianji përmendi faktin se PD duhet të bëjë një analizë. Por zëri i mekur i një prej deputetëve më të zhurmshëm të selisë blu, tregoi qartas se tashmë dhe ish-i dënuari politik, siç e quan ai veten, i është bashkuar korit që i mban ison Sali Berishës. Në përpjekje për të “kapur” ndonjë post të mbetur në drejtimin e PD-së duket se dhe Salianji ka hyrë në garën për të qenë i preferuari i Berishës. I cili në fakt nuk është se i ka trajtuar me ndonjë respekt të veçantë të larguarit e fundit nga grupi i Bashës, apo ata që ishin brenda selisë dhe përballë tij në 8 janarin e famshëm.

Nëse dikush ka pritur që Ervin Salianji të ishte një zë i fortë brenda PD-së dhe pse jo antagonist me squlljen e deputetëve përballë humbjes së zgjedhjeve, tashmë i duhet të presë edhe më gjatë se 9 muajt e burgut. Sepse në atë parti gara e vetme nuk është ajo për të qenë të përgatitur dhe fitues përballë Edi Ramës por për t’i pëlqyer Sali Berishës. Dhe këtë garë besnikësh e fitojnë gjithmonë ata që janë servilët më të mirë dhe të përdorurit e mëdhenj.

Video

Një video virale nga jugut i Japonisë tregon stafin mjekësor i Spitalit të Kumamotos duke mbrojtur me trup pacientin dhe pajisjet gjatë tërmetit të fuqishëm. Pavarësisht lëkundjeve të forta, ekipi ruajti qetësinë dhe arriti ta përfundojë me sukses ndërhyrjen kirurgjikale. Spitali konfirmoi se pacienti është jashtë rrezikut për jetën. Reagimi profesional i mjekëve ka marrë vlerësime të shumta në rrjetet sociale për përkushtimin e treguar në kushte emergjence.

Një fluturim rutinë i kompanisë Jet2 drejt Mbretërisë së Bashkuar u kthye në kaos pasi dy pasagjerë u përleshën me grushte në korridorin e avionit. Stafi i kabinës, me ndihmën e disa udhëtarëve, ndërhyri menjëherë dhe arriti t'i ndante personat. Për shkak të rrezikut për sigurinë, piloti kreu një ulje të paplanifikuar në aeroportin më të afërt, ku policia arrestoi menjëherë dy agresorët. Kompania ajrore ka paralajmëruar se do të marrë masa të ashpra ndaj tyre, përfshirë ndalimin e përhershëm për të udhëtuar me këtë linjë.

Kur pa të zonjën të shtrirë në rrugë pas aksidentit, qenushi vetëm 6 muajsh nuk u largua. Ai vrapoi drejt shtëpisë, gjeti bashkëshortin e saj dhe me lehje e tërheqje nga rrobat e bindi ta ndiqte deri në vendin e ngjarjes, duke bërë të mundur që gruaja të merrte ndihmë në kohë. Historia ka bërë xhiron e rrjetit. Lexoni lajmin e plotë në linkun në koment⬇️

Në Gjykatën e Tiranës do të caktohet masa e sigurisë për shtetasen turke Juldie Yazici, e cila u arrestua më 5 gusht nga policia në Rinas. Shtetasja turke rezulton e dënuar me 4 vite e 2 muaj burg nga Gjykata e Stambollit për veprat “Dhënia e ndihmës logjistike për organizatë terroriste” dhe “Pjesëmarrja në grupe terroriste”. Julide Yazici u ndalua me qëllim ekstradimin drejt Turqisë. Në gjykatë është paraqitur një avokat shqiptar, si dhe një avokat turk. Ky i fundit ka njoftuar edhe ambasadën franceze, për shkak se gruaja ka leje qëndrimi në Francë. Në mediat turke thuhet se mësuesja ka marrë pjesë në protestat kundër Presidentit Erdogan.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme