Politika 8 July 2025, 21:37 Nga VNA

Paradoksi i Benet Becit me ndërtimin në Theth/ Para zgjedhjeve e reklamonte në rrjetet sociale, sot e kritikon me forcën e ligjit

Ndaje në Whatsapp
Paradoksi i Benet Becit me ndërtimin në Theth/ Para zgjedhjeve e

Gjatë muajve të fushatës zgjedhore, në rrjetet sociale të kryetarit të Bashkisë Shkodër, Benet Beci, nuk mungonin videot propagandistike nga natyra piktoreske e Thethit. Në dy prej tyre, dallohet qartë edhe “fshati turistik” i ndërtuar pa leje, ngjitur me kishën e zonës.

Ndërtime që, mesa duket, nuk kanë rënë në sy as të kryebashkiakut dhe as të drejtuesve të tjerë vendorë, madje as kur kanë ngritur dronin për të filmuar bukuritë e zonës dhe kioskat aty pranë.

Pas përfundimit të zgjedhjeve dhe nisjes së aksionit “Tokë e Xanun” nga kryeministri Rama, çështja në fjalë, e denoncuar më herët, mori më në fund vëmendjen publike.

Edhe Benet Beci u kujtua të vërë re se në Theth ka një ndërtim në shkelje të ligjit. Në sinkron me kryeministrin, nisi postimet ku kritikonte ndërtimin, fliste për forcën e ligjit dhe kërkonte fajtorët, edhe pse përgjegjësia bie mbi institucionet që ai dhe Rama drejtojnë.

Meqë kryeministri ka qenë në fushatë, po e marrim të mirëqen se nuk e kishte parë këtë ndërtim, paradoksi qëndron tek kryebashkiaku i Shkodrës. Ai jo vetëm që nuk arriti ta ndalonte ngritjen e këtij “fshati pa leje”, por sot sillet sikur struktura është ndërtuar vite më parë, e jo vetëm disa muaj përpara zgjedhjeve.

Madje aq i pakujdeshëm është, pasi videot e publikuara para fushatës, ku Beci paraqet “fshatin pa leje” si pjesë të bukurisë së Thethit, nuk janë fshirë as sot. Në kontrast të plotë me postimet e fundit, ku ai e kritikon të njëjtin ndërtim si të paligjshëm.

Të jetë vallë thjesht pakujdesi nga ana e bashkisë, apo ndërtuesi kishte marrë një “shkelje syri” nga zyrtarët lokalë? Kjo mbetet për t’u zbardhur.

Ajo që dihet me siguri është se Benet Beci dhe Partia Socialiste dolën të fituar, e përdorën ndërtimin për propagandë, morën votat në zonë për të fituar, dhe sot sillen sikur nuk kanë pasur asnjë dijeni duke çuar IKMT-n për ta prishur.

 

Video

Një video virale nga jugut i Japonisë tregon stafin mjekësor i Spitalit të Kumamotos duke mbrojtur me trup pacientin dhe pajisjet gjatë tërmetit të fuqishëm. Pavarësisht lëkundjeve të forta, ekipi ruajti qetësinë dhe arriti ta përfundojë me sukses ndërhyrjen kirurgjikale. Spitali konfirmoi se pacienti është jashtë rrezikut për jetën. Reagimi profesional i mjekëve ka marrë vlerësime të shumta në rrjetet sociale për përkushtimin e treguar në kushte emergjence.

Një fluturim rutinë i kompanisë Jet2 drejt Mbretërisë së Bashkuar u kthye në kaos pasi dy pasagjerë u përleshën me grushte në korridorin e avionit. Stafi i kabinës, me ndihmën e disa udhëtarëve, ndërhyri menjëherë dhe arriti t'i ndante personat. Për shkak të rrezikut për sigurinë, piloti kreu një ulje të paplanifikuar në aeroportin më të afërt, ku policia arrestoi menjëherë dy agresorët. Kompania ajrore ka paralajmëruar se do të marrë masa të ashpra ndaj tyre, përfshirë ndalimin e përhershëm për të udhëtuar me këtë linjë.

Kur pa të zonjën të shtrirë në rrugë pas aksidentit, qenushi vetëm 6 muajsh nuk u largua. Ai vrapoi drejt shtëpisë, gjeti bashkëshortin e saj dhe me lehje e tërheqje nga rrobat e bindi ta ndiqte deri në vendin e ngjarjes, duke bërë të mundur që gruaja të merrte ndihmë në kohë. Historia ka bërë xhiron e rrjetit. Lexoni lajmin e plotë në linkun në koment⬇️

Në Gjykatën e Tiranës do të caktohet masa e sigurisë për shtetasen turke Juldie Yazici, e cila u arrestua më 5 gusht nga policia në Rinas. Shtetasja turke rezulton e dënuar me 4 vite e 2 muaj burg nga Gjykata e Stambollit për veprat “Dhënia e ndihmës logjistike për organizatë terroriste” dhe “Pjesëmarrja në grupe terroriste”. Julide Yazici u ndalua me qëllim ekstradimin drejt Turqisë. Në gjykatë është paraqitur një avokat shqiptar, si dhe një avokat turk. Ky i fundit ka njoftuar edhe ambasadën franceze, për shkak se gruaja ka leje qëndrimi në Francë. Në mediat turke thuhet se mësuesja ka marrë pjesë në protestat kundër Presidentit Erdogan.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme