Politika 10 July 2025, 12:36 Nga VNA

Kur kopertina eklipson dinjitetin/ Marjana Koceku në krah të prishjeve në Theth

Ndaje në Whatsapp
Kur kopertina eklipson dinjitetin/ Marjana Koceku në krah të prishjeve

Nga Desada Metaj

Marjana Koceku, kryesuesja e listës së PS në qarkun e Shkodrës, ka vendosur t’i dalë në krah Edi Ramës dhe Benet Becit për aksionin e prishjes së ndërtimeve në Theth. Në një status në FB, ish-Neomalësorja shkruan se Kryeministri @ediramaal dhe Kryetari @becibenet kanë ba një ndërhyrje të domosdoshme në mbrojtje të fshatit Theth që asht edhe kopertina e turizmit shqiptar.

Marjana, si shefi i saj, ka merak kopertinën, dhe ndoshta duhet të kuptojë se në brendësi të faqeve që mbulohen nga kopertina ka një zinxhir padrejtësish për banorët e zonës dhe ata që kanë investuar në Theth. E di Marjana që shteti duhet të veprojë para se të lejojë ndërtimet në çdo zonë? Që nëse ka shkelje nuk mund dhe duhet të lejosh ndërtime pa leje? Që shteti nuk funksionon me aksione, por me ligje që respektohen 24 orë në 24?

Sigurisht që ndoshta formimi i saj nuk ja lejon t’i dijë këto të gjitha. Ama, si një ish sipërmarrëse, Marjana Koceku duhet të dijë së paku të respektojë ata njerëz që kanë investuar djersën e tyre në Theth. Dhe më parë se t’u kujtojë atyre që u janë prishur ndërtimet se për hir të të parëve duhet të mos vrasin identitetin, duhet t’i flasë vetes me zë të lartë ndoshta, se më shumë se identiteti i zonës vlen dinjiteti njerëzor. Dhe se përdorimi nga politika i këtij dinjiteti është shenja e parë e një politikanëje të kalbur që pa çelur mirë.

Video

Garda e Republikës, duke kontrolluar me qen antieksploziv pajisjet e Gjykatës së Posaçme.

Një video e filmuar gjatë Javës së Modës në Londër i ka hapur dyert e modelingut 24-vjeçarit Soufian Boucetta, i cili punonte si roje sigurie në një sfilatë të Simone Rocha. I riu nga Spanja tërhoqi vëmendjen pasi një përdoruese publikoi pamjet e tij, duke shkruar me shaka se roja ia kishte rrëmbyer vëmendjen koleksionit. Videoja kaloi 900 mijë shikime dhe ai nisi të merrte oferta nga agjenci modelingu në Milano, Paris dhe SHBA. Boucetta vendosi të qëndrojë në Britani dhe nënshkroi kontratë me agjencinë londineze PRM Model Agency. Ai tregon se prej vitesh njerëzit i thoshin se kishte pamjen e një modeli, por nuk e kishte marrë seriozisht këtë mundësi. Para punës në siguri kishte punuar në ndërtim, ndërsa më vonë shërbeu pranë emrave të njohur si Rihanna, Dwayne Johnson dhe Jason Statham.

Bota në një minutë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme