Politika 9 July 2025, 20:34 Nga VNA

Nëse Rama paska blerë DHL, atëherë Celibashi është sekseri

Ndaje në Whatsapp
Nëse Rama paska blerë DHL, atëherë Celibashi është

Sot Sali Berisha sulmoi kompaninë DHL si të blerë nga Partia Socialiste.

Ndërsa tregonte nënshkrime të nja tre zarfeve, si burrë zamani tentoi të bënte humor duke i atashuar siglimeve emra të grave socialiste.

Se cila është lidhja mes protestave të njoftuara të Shtatorit me siglat në zarfet e dërgesave të DHL, lidhur me procesin e votimit të Diasporës, vështirë se e zbulojmë dot.

Por një gjë është e qartë! "Si drita e diellit" do thosh Berisha.

Kontrata me kompaninë DHL është lidhur me Komisionerin Shtetëror të Zgjedhjeve. Jo me Ramën.

Nëse Celibashi i paska treguar ndonjë të fshehtë, Berisha bën mirë mos e konservojë siç e ka zakon. As të na e ruajë surprizë e të na e thotë pas nja 2 vjetëve.

Rezultati i thellë i humbjes e bën të pamundur që Berisha t'i faturojë Ramës humbjen e tij në zgjedhje.

Nuk ja faturon dot edhe sikur mos lërë emër pa përmendur e pa ja"shitur" Ramës. Jo vetëm Celibashin por edhe gjithë listën prej 12 vetësh, që funksionojnë si zyrtarë të organeve drejtuese të KQZ të emëruar nga Kuvendi.

Ramës për zgjedhjet e 11 Majit i mjafton fatura si fitues.

Secili këto 4 vjet do paguajë faturën e vet.

Video

Garda e Republikës, duke kontrolluar me qen antieksploziv pajisjet e Gjykatës së Posaçme.

Një video e filmuar gjatë Javës së Modës në Londër i ka hapur dyert e modelingut 24-vjeçarit Soufian Boucetta, i cili punonte si roje sigurie në një sfilatë të Simone Rocha. I riu nga Spanja tërhoqi vëmendjen pasi një përdoruese publikoi pamjet e tij, duke shkruar me shaka se roja ia kishte rrëmbyer vëmendjen koleksionit. Videoja kaloi 900 mijë shikime dhe ai nisi të merrte oferta nga agjenci modelingu në Milano, Paris dhe SHBA. Boucetta vendosi të qëndrojë në Britani dhe nënshkroi kontratë me agjencinë londineze PRM Model Agency. Ai tregon se prej vitesh njerëzit i thoshin se kishte pamjen e një modeli, por nuk e kishte marrë seriozisht këtë mundësi. Para punës në siguri kishte punuar në ndërtim, ndërsa më vonë shërbeu pranë emrave të njohur si Rihanna, Dwayne Johnson dhe Jason Statham.

Bota në një minutë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme