Politika 10 July 2025, 11:58 Nga VNA

Pas urdhrit të Ramës, dorëhiqen drejtorët dhe krerët e njësive administrative në Bashkinë Durrës

Ndaje në Whatsapp
Pas urdhrit të Ramës, dorëhiqen drejtorët dhe krerët e

Një ditë pasi kryeministri Edi Rama zhvilloi takime në bashkinë Durrës, sot të gjithë drejtorët kanë dhënë dorëheqjen. Ndryshe nga bashkitë e tjera kanë paraqitur dorëheqjen edhe kryetarët e njësive administrative. Do të jetë Komisioni i ngritur që do të vendosë se cili do të qëndrojë në detyrë dhe kujt do t’i pranohet dorëheqja. Më 8 Korrik, kreu i qeverisë Edi Rama shkoi në Bashkinë Durrës për një takim me drejtues vendorë dhe me deputetët e qarkut. Gjatë mbledhjes, Rama kërkoi shkarkimin e të gjithë drejtorëve që janë aktualisht në varësi të bashkisë, ndërsa vendimi përfundimtar për largimin e tyre do të mbetet në dorën e kryebashkiakes Emiriana Sako, bazuar në performancën e secilit prej tyre. Në takimin e së martës ishin të pranishëm të gjithë drejtuesit e institucioneve në varësi të Bashkisë së Durrësit, përfshirë drejtorin e Policisë Bashkiake Vasil Copa, drejtorin e Shërbimeve Ardian Ilazaj, drejtoreshën e Buxhetit Valbona Dako, drejtoreshën e Çështjeve Juridike Ani Rroshi dhe drejtoreshën e Burimeve Njerëzore Dhurata Gjoka. Të pranishëm ishin edhe deputetët që po mbyllin mandatin aktual, si dhe ata që pritet të jenë pjesë e legjislaturës së re, Ani Dyrmishi, Etleva Budini dhe Arkend Balla.

Video

Garda e Republikës, duke kontrolluar me qen antieksploziv pajisjet e Gjykatës së Posaçme.

Një video e filmuar gjatë Javës së Modës në Londër i ka hapur dyert e modelingut 24-vjeçarit Soufian Boucetta, i cili punonte si roje sigurie në një sfilatë të Simone Rocha. I riu nga Spanja tërhoqi vëmendjen pasi një përdoruese publikoi pamjet e tij, duke shkruar me shaka se roja ia kishte rrëmbyer vëmendjen koleksionit. Videoja kaloi 900 mijë shikime dhe ai nisi të merrte oferta nga agjenci modelingu në Milano, Paris dhe SHBA. Boucetta vendosi të qëndrojë në Britani dhe nënshkroi kontratë me agjencinë londineze PRM Model Agency. Ai tregon se prej vitesh njerëzit i thoshin se kishte pamjen e një modeli, por nuk e kishte marrë seriozisht këtë mundësi. Para punës në siguri kishte punuar në ndërtim, ndërsa më vonë shërbeu pranë emrave të njohur si Rihanna, Dwayne Johnson dhe Jason Statham.

Bota në një minutë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme