Politika 10 Korrik 2025, 17:53 Nga VNA

Parti të reja me hile të vjetra. Si Lapaj dhe Shabani po paguajnë faturën për mashtrimin me kandidatët e listave të mbyllura

Ndaje në Whatsapp
Parti të reja me hile të vjetra. Si Lapaj dhe Shabani po paguajnë

 

Kodi Zgjedhor nuk i njeh dorëheqjet paradhënie që paska protokolluar Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve.

Gjatë gjithë fushatës zgjedhore, liderat e “Shqipëria Bëhet”, si Shabani ashtu edhe Lapaj, rrekeshin të sqaronin se ata kishin gjetur sesi të mashtronin Kodin Zgjedhor që i detyronte që, si subjekte zgjedhore, të përgatisnin dhe dorëzonin në KQZ si listat e mbyllura, ashtu edhe ata emra kandidatësh që do të garonin në listat e hapura.

Kaq hapur dhe pa teklif bëhej kjo, saqë nuk mbeti njeri pa e kuptuar se listat e Shqipërisë që do bënte Adriatiku dhe Endri ishin fake.

Vetëm KQZ nuk dëgjoi gjë dhe i regjistroi listat e deklaruara si të hartuara në mashtrim të Kodit Zgjedhor.

Por “Shqipëria Bëhet” fake, paska bërë edhe më shumë sesa kaq. Paska depozituar paraprakisht edhe thasët me dorëheqje nga mandatet. Dhe paska arritur edhe që KQZ t’ja pranojë listat fake me dorëheqjet bashkëlidhur.

Por nga cilat mandate qenkan dorëhequr kandidatët fake të Shqipërisë që donte të bënte Adriatiku me Endrin?

Data e dorëheqjeve nuk mund të jetë përpara datës kur mandatet do mund të merreshin.

Aq e vërtetë është kjo, saqë mes thasëve me dorëheqje ka të “dorëhequr” që nuk kanë fare se nga të dorëhiqen as sot, as mot, sepse Shqipëria nuk u bë dot me stilin fake të Adriatikut dhe Endrit.

Në shumicën e qarqeve, “Shqipëria Bëhet” nuk u bë dot as me një mandat të vetëm. Imagjino të kishin marrë se ç’hile do luheshin me dorëheqjet

Si mund të dorëhiqet dikush nga një mandat që nuk e ka marrë akoma?

Është njësoj sikur dikujt që e emërojnë drejtor, t’i marrin paraprakisht dorëheqjen që ta kenë kur t’u duhet që ta nxjerrin me skema nga zyra.

Është as më shumë e as më pak sesa skemat mashtruese të kompanive që futen bashkë në një “garë” prokurimi duke ndarë paraprakisht që ai që do “fitojë” do vendosë ofertën më të ulët.

Të tjerët për shërbimin në garën fake marrin ndonjë pjesë nënkontraktimi, ose lekë të thata në xhep.

Po listë paradhënie për zgjedhjet 2029 ka depozituar “Shqipëria” e Lapajt dhe Shabanit?

Pse nuk i ka depozituar edhe ato? Me gjithë dorëheqje të papjekura?

Në asnjë nen, Kodi Zgjedhor nuk e njeh këtë dorëheqjen paradhënie.

Kodi Zgjedhor dhe Rregullorja e Kuvendit nuk flasin për dorëheqje paradhënie. Flasin për procedura të ndarjes së mandateve sipas rezultateve të zgjedhjeve dhe sipas radhës në listat e mbyllura, e pastaj nëse mbetet kusur, edhe tek ato të hapura.

Kodi Zgjedhor dhe Rregullorja e Kuvendit më pas, pasi mandatet janë ndarë, flasin për procedurat e pranimit, betimit, refuzimit dhe lëshimit të mandatit.

Dorëheqja paradhënie është potencial për pazar korruptiv dhe asnjë model sistemi zgjedhor nuk e njeh atë si proces.

Sepse nuk ka sisteme që nxisin pazarin korruptiv.

Nëse Shabani dhe Lapaj nuk kanë anëtarë partie, atëherë nuk janë në politikë për të bërë Shqipërinë.

Se Shqipëria nuk bëhet me kandidatë fake.

Po sikur largqoftë të kishin marrë 71 mandate me ministra fake, do qeverisnin?

Çfarë novacioni ekstraelektoral do zbatojë Ilirjan Celibashi për t’i ardhur vërdallë mandatit që u dashka dhënë për Adriatikun e Gazit apo Endrin e Dajës?

KQZ mundet vetëm të ndajë mandatet sipas radhës së listës së mbyllur.

E nëse “Shqipëria Bëhet” u bë vetëm me një mandat, ai i jepet të parit të listës.

I cili e pranon, e refuzon, ose betohet (sa për lezet), dhe pastaj edhe e lëshon si t’i dojë e bardha zemër.

Nëse e lëshon, mandati i takon të dytit, e pastaj të tretit, të katërtit e kështu me radhë, derisa Lapaj dhe Shabani të kenë ndarë mendjen se kush do e bëjë Shqipërinë.

Për momentin, mandati mund t’i ndahet vetëm zotërisë që është i pari në listën e mbyllur.

Daja i kujtdo qoftë ai, sipas Kodit Zgjedhor të Republikës së Shqipërisë, mandati i takon atij.

Sepse Shqipëria nuk bëhet me rregulla që Shabani me Lapajn, apo dhe me Celibashin, i paskan shkruar te Kodi i pazarit të mandateve.

Thesi i dorëheqjeve paradhënie është nul.

Me çertifikimin e tyre, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve do çertifikonte pazarin e mandateve.

“Shqipëria fake” që paskan dashur të bëjnë Endri dhe Adriatiku, thjesht ta shpif me modelin e vjetër dhe paketimin e ri që duan të përcjellin si mesazh.

Kandidatët e listave të mbyllura nuk qenkan kandidatë, ata qenkan njerëz që Adriatiku mendonte se i kishte marrë peng.

Por, duke qenë se gjithçka e ndërtoi në mashtrim të ligjit, nga pengmarrës u shndërrua në peng të kandidatëve të vet fake.

Video

Mijëra mbështetës të presidentit të rrëzuar të Venezuelës, Nicolás Maduro, shkelën rrugët e Karakasit të premten në një protestë masive, duke kërkuar lirimin e tij, pas arrestimit nga forcat amerikane më 3 janar në një operacion ushtarak, sipas zyrtarëve lokalë dhe raporteve ndërkombëtare. Demonstrata u zhvillua në 68-vjetorin e rënies së diktaturës së Marcos Pérez Jiménez (1948–1958) dhe shënoi një nga tubimet më të mëdha pro-Maduro që nga operacioni ushtarak amerikan. Në sheshin kryesor pranë O’Leary në qendër të Karakasit, protestuesit valëviten flamuj dhe mbajnë pankarta duke kërkuar kthimin e Maduros dhe bashkëshortes së tij, Cilia Flores, që aktualisht janë në Shtetet e Bashkuara, ku pritet të përballen me akuza federale, përfshirë konspiracion për narco-terrorizëm. Një banderolë e madhe lexonte: “Ne i duam ata përsëri”, ndërsa qytetarë të shumtë shprehën zemërim ndaj asaj që e quajtën një “kapje të paligjshme” nga autoritetet amerikane. “Arrestimi i Maduros ishte i padrejtë,”

Cikloni “Harry” ka goditur ishullin e Siçilisë, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme, të cilat sipas guvernatorit Renato Schifani arrijnë 720 milionë euro. Qeveria rajonale ka shpërndarë menjëherë 70 milionë euro për të përballuar emergjencat më urgjente. Situata e rëndë ndikohet nga reshje të vazhdueshme dhe dallgë deri në 9 metra, duke dëmtuar infrastrukturën, pasuritë arkeologjike dhe zonat bregdetare. Në Sardenjë, dëmet e shkaktuara nga moti i keq vlerësohen gjithashtu në qindra milionë euro, ndërsa autoritetet kërkojnë mbështetje shtesë financiare nga qeveria në Romë.

Policia në Long Island iu përgjigj një alarmi për vjedhje në një bankë, por në vendngjarje u përball me një situatë të pazakontë. Një dre ishte futur brenda godinës pasi kishte thyer një nga dritaret, duke shkaktuar dëme të shumta dhe duke mbetur e bllokuar brenda. Pas ndërhyrjes, efektivët arritën ta kapnin drerin në mënyrë të sigurt dhe ta nxirrnin jashtë përmes dritares së thyer.

Glauk Olldashi: Kujdes me ata që përzgjidhni për të folur në Foltore. Disa prej tyre kanë qenë tapë!

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme