Politika 10 July 2025, 20:21 Nga VNA

AGSH reagon për bllokimin e faqes në facebook të VNA.al: Është një dëm real ndaj lirisë së shprehjes

Ndaje në Whatsapp
AGSH reagon për bllokimin e faqes në facebook të VNA.al:

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë shpreh shqetësimin e tij të thellë për bllokimin njëmujor të faqes së blogut VNA.al nga platforma Facebook. Ky është një rast tjetër që dëshmon se si raportimet masive nga militantë politikë (siç thonë drejtuesit e blogut) mund të përdoren si instrument censurues ndaj zërave kritikë dhe mediave të pavarura.

VNA është një blog i vogël, por me një qasje profesionale dhe të guximshme ndaj temave që shpesh nuk gjejnë vend në media më të mëdha. Bllokimi i kësaj faqeje është një dëm real ndaj lirisë së shprehjes dhe lirisë së shtypit në vend, dhe për më tepër përbën një precedent shqetësues për çdo media apo individ që guxon të ngrejë zërin kundër pushteteve dhe padrejtësive.

AGSH i bën thirrje institucioneve shqiptare dhe publikut të gjërë të mos bien pre e fushatave të heshtjes apo dezinformimit, por të mbështesin median e lirë, pavarësisht madhësisë apo kapaciteteve të saj.

Liria e shprehjes nuk mund të censurohet me klikime. E vëteta nuk mund të heshtet!

 

Video

Garda e Republikës, duke kontrolluar me qen antieksploziv pajisjet e Gjykatës së Posaçme.

Një video e filmuar gjatë Javës së Modës në Londër i ka hapur dyert e modelingut 24-vjeçarit Soufian Boucetta, i cili punonte si roje sigurie në një sfilatë të Simone Rocha. I riu nga Spanja tërhoqi vëmendjen pasi një përdoruese publikoi pamjet e tij, duke shkruar me shaka se roja ia kishte rrëmbyer vëmendjen koleksionit. Videoja kaloi 900 mijë shikime dhe ai nisi të merrte oferta nga agjenci modelingu në Milano, Paris dhe SHBA. Boucetta vendosi të qëndrojë në Britani dhe nënshkroi kontratë me agjencinë londineze PRM Model Agency. Ai tregon se prej vitesh njerëzit i thoshin se kishte pamjen e një modeli, por nuk e kishte marrë seriozisht këtë mundësi. Para punës në siguri kishte punuar në ndërtim, ndërsa më vonë shërbeu pranë emrave të njohur si Rihanna, Dwayne Johnson dhe Jason Statham.

Bota në një minutë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme