Politika 10 July 2025, 18:50 Nga VNA

Drejtorët e shkarkuar të bashkive si “dëshmorë” te humorit kryeministror

Ndaje në Whatsapp
Drejtorët e shkarkuar të bashkive si “dëshmorë”

Përveç aksionit për prishjen e ndërtimeve pa leje, një tjetër aksion i Kryeministrit Rama po zhvillohet, këtë herë në zyrat e administratës së bashkive. Bashkitë e Vlorës, Fierit dhe Durrësit tashmë kanë dhjetëra drejtues më pak, të shkarkuar ose të dorëhequr. Fakt mbetet se aksioni për largimin e tyre mban vulën e Edi Ramës.

Ky i fundit, tashmë në rolin e kryepolicit të hapësirave publike, ka gjetur si përgjegjës për mosfunksionimin e hallkave logjike dhe administrative drejtorët e larguar. Të cilët, as më shumë e as më pak, janë thjesht disa zyrtarë lokalë që zbatojnë politikat orientuese të kryetarëve të bashkive. Këta të fundit, të gjendur përballë presionit të Kryeministrit, nuk kanë komentuar, por kanë vijuar me zëvendësimin e drejtorëve me disa të tjerë që do të marrin rrogën dhe do të vazhdojnë të bëjnë të njëjtën punë.

Administrata lokale, si çdo hallkë e administratës në kushtet aktuale, zbaton porositë e shefave për të mbajtur vendin e punës. Asnjë shkelje e konstatuar zyrtarisht, asnjë vërejtje në rrugë zyrtare, por në mënyrë krejt arbitrare, drejtorë bashkish që ndoshta nuk kanë asnjë lidhje me procedurat për hapësirat publike, sot janë të papunë, për t’iu lënë vendin ca të tjerëve që, me frikën e shtuar, do të bëjnë edhe më pak punë e më shumë përpjekje për të ruajtur vendin e punës.

Në Shqipërinë tonë, administrata punon dhe jeton me aksionet e humorit të Kryeministrit, i cili pasi i vendos, më pas shkarkon drejtorët pa arsye. Të paktën do të ngushëllohen me faktin se nuk bënë konkurse kur morën vendin e punës, dhe partia që i vendos, edhe i shkarkon nga detyra. Jur duhet ta bëjë këtë.

 

Video

Kur pa të zonjën të shtrirë në rrugë pas aksidentit, qenushi vetëm 6 muajsh nuk u largua. Ai vrapoi drejt shtëpisë, gjeti bashkëshortin e saj dhe me lehje e tërheqje nga rrobat e bindi ta ndiqte deri në vendin e ngjarjes, duke bërë të mundur që gruaja të merrte ndihmë në kohë. Historia ka bërë xhiron e rrjetit. Lexoni lajmin e plotë në linkun në koment⬇️

Në Gjykatën e Tiranës do të caktohet masa e sigurisë për shtetasen turke Juldie Yazici, e cila u arrestua më 5 gusht nga policia në Rinas. Shtetasja turke rezulton e dënuar me 4 vite e 2 muaj burg nga Gjykata e Stambollit për veprat “Dhënia e ndihmës logjistike për organizatë terroriste” dhe “Pjesëmarrja në grupe terroriste”. Julide Yazici u ndalua me qëllim ekstradimin drejt Turqisë. Në gjykatë është paraqitur një avokat shqiptar, si dhe një avokat turk. Ky i fundit ka njoftuar edhe ambasadën franceze, për shkak se gruaja ka leje qëndrimi në Francë. Në mediat turke thuhet se mësuesja ka marrë pjesë në protestat kundër Presidentit Erdogan.

Kur pa të zonjën të shtrirë në rrugë pas aksidentit, qenushi vetëm 6 muajsh nuk u largua. Ai vrapoi drejt shtëpisë, gjeti bashkëshortin e saj dhe me lehje e tërheqje nga rrobat e bindi ta ndiqte deri në vendin e ngjarjes, duke bërë të mundur që gruaja të merrte ndihmë në kohë. Historia ka bërë xhiron e rrjetit. Lexoni lajmin e plotë në linkun në koment⬇️

Pamje të pazakonta janë regjistruar në qytetin Norfolk, në shtetin amerikan të Virxhinias, ku një burrë u filmua duke lëvizur me jet ski nëpër rrugët e përmbytura pas reshjeve të dendura që goditën zonën të martën. Videoja është bërë virale në rrjetet sociale, duke treguar se niveli i ujit ishte aq i lartë sa rrugët u shndërruan në “kanale”, duke i dhënë drejtuesit të jet ski-t mundësinë të zëvendësonte makinën me mjetin ujor.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme