Politika 11 July 2025, 10:59 Nga VNA

Rama: Shqipëria do ndërtohet nga ajka e arkitektëve botërorë

Ndaje në Whatsapp
Rama: Shqipëria do ndërtohet nga ajka e arkitektëve

  • Kamera e GPS në kantiere ndërtimi. Rama kërcënon arkitektet me ndjekje penale. Shkarkon të gjithë kryetarët e njësive administrative

Edi Rama sot kërcënoi të gjithë. Nga kryetarët e bashkive, tek drejtorët e deri tek Policia e Shtetit kreu i qeverisë tregoi se nuk ndalet për të arritur qëllimet e tij. Dhe për këtë tha se në një kohë që ne angazhojnë gjithë ajkën e elitës botërore të arkitekteve nuk mund të lejojmë ndërtime sipas qefit. Për këtë foli konkretisht se kur Policia do ka treguar se di të shkojë edhe në majën e një mali dhe t'i thotë atij fshatari ke ndërtuar një avlli pa leje. Poshtë në bregdet ku ndërtohen resorte, nuk e shohin. Daltonizmi kur sheh bojë kafe dhe sheh blu. Për këtë paralajmëroi masa të ashpra. Deklarata  erdhën gjatë një takimi me kryetarët e bashkive në Durrës. Në fjalë e tij ka folur për një reformë të thellë territoriale si dhe sistemin e furnizimit me ujë në vend. Sipas tij, menaxhimi aktual është kthyer në një problem serioz, që kërkon zgjidhje të menjëhershme dhe të qëndrueshme. Për këtë paralajmëroi se të gjitha kompanitë  e ndërtimit të do të vendosen  në kantieret e ndërtimit me kamera online 24, të ndiqen nga forcat policisë. Kantiere me GPS, që të monitorohet trafiku i tyre që të shikohen edhe hedhjet e mbetjeve. Do forcohet në legjislacion roli i arkitektit, nëse konstatohet shmangie nga leja dënim penal. Jo më lidhje ujë e drita nesër nuk ka leje nga strukturat përkatëse. Paralajmërimet edhe për ndërtimet në proces legalizimi. Nuk do ketë më kam paguar ujë e drita, por s'kam letra shtëpie. Ndërkohë që sa i takon ujit është koha për një operator kombëtar për sistemin e shpërndarjes së ujit. Të drejtojë në mënyrë koorporate dhe jo politike.

Video

Kur pa të zonjën të shtrirë në rrugë pas aksidentit, qenushi vetëm 6 muajsh nuk u largua. Ai vrapoi drejt shtëpisë, gjeti bashkëshortin e saj dhe me lehje e tërheqje nga rrobat e bindi ta ndiqte deri në vendin e ngjarjes, duke bërë të mundur që gruaja të merrte ndihmë në kohë. Historia ka bërë xhiron e rrjetit. Lexoni lajmin e plotë në linkun në koment⬇️

Në Gjykatën e Tiranës do të caktohet masa e sigurisë për shtetasen turke Juldie Yazici, e cila u arrestua më 5 gusht nga policia në Rinas. Shtetasja turke rezulton e dënuar me 4 vite e 2 muaj burg nga Gjykata e Stambollit për veprat “Dhënia e ndihmës logjistike për organizatë terroriste” dhe “Pjesëmarrja në grupe terroriste”. Julide Yazici u ndalua me qëllim ekstradimin drejt Turqisë. Në gjykatë është paraqitur një avokat shqiptar, si dhe një avokat turk. Ky i fundit ka njoftuar edhe ambasadën franceze, për shkak se gruaja ka leje qëndrimi në Francë. Në mediat turke thuhet se mësuesja ka marrë pjesë në protestat kundër Presidentit Erdogan.

Kur pa të zonjën të shtrirë në rrugë pas aksidentit, qenushi vetëm 6 muajsh nuk u largua. Ai vrapoi drejt shtëpisë, gjeti bashkëshortin e saj dhe me lehje e tërheqje nga rrobat e bindi ta ndiqte deri në vendin e ngjarjes, duke bërë të mundur që gruaja të merrte ndihmë në kohë. Historia ka bërë xhiron e rrjetit. Lexoni lajmin e plotë në linkun në koment⬇️

Pamje të pazakonta janë regjistruar në qytetin Norfolk, në shtetin amerikan të Virxhinias, ku një burrë u filmua duke lëvizur me jet ski nëpër rrugët e përmbytura pas reshjeve të dendura që goditën zonën të martën. Videoja është bërë virale në rrjetet sociale, duke treguar se niveli i ujit ishte aq i lartë sa rrugët u shndërruan në “kanale”, duke i dhënë drejtuesit të jet ski-t mundësinë të zëvendësonte makinën me mjetin ujor.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme