Politika 11 July 2025, 09:28 Nga VNA

Ervin Salianji paraqitet në Shërbimin e Provës pas lirimit me kusht

Ndaje në Whatsapp
Ervin Salianji paraqitet në Shërbimin e Provës pas lirimit me

Vetëm tre ditë pas lirimit nga burgu, deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, është paraqitur sot pranë Shërbimit të Provës, në zbatim të vendimit të Gjykatës së Fierit.

Salianji, i cili u dënua me 1 vit burg për kallëzim të rremë lidhur me çështjen e njohur si “dosja Babale”, u lirua me kusht pas vendimit të gjykatës, ndërsa do të vijojë të jetë nën mbikëqyrje të Shërbimit të Provës për pjesën e mbetur të dënimit.

Deputeti demokrat ka deklaruar më herët se procesi ndaj tij ishte i motivuar politikisht dhe se do të vazhdojë betejën ligjore për të rrëzuar vendimin e dënimit.

Video

Garda e Republikës, duke kontrolluar me qen antieksploziv pajisjet e Gjykatës së Posaçme.

Një video e filmuar gjatë Javës së Modës në Londër i ka hapur dyert e modelingut 24-vjeçarit Soufian Boucetta, i cili punonte si roje sigurie në një sfilatë të Simone Rocha. I riu nga Spanja tërhoqi vëmendjen pasi një përdoruese publikoi pamjet e tij, duke shkruar me shaka se roja ia kishte rrëmbyer vëmendjen koleksionit. Videoja kaloi 900 mijë shikime dhe ai nisi të merrte oferta nga agjenci modelingu në Milano, Paris dhe SHBA. Boucetta vendosi të qëndrojë në Britani dhe nënshkroi kontratë me agjencinë londineze PRM Model Agency. Ai tregon se prej vitesh njerëzit i thoshin se kishte pamjen e një modeli, por nuk e kishte marrë seriozisht këtë mundësi. Para punës në siguri kishte punuar në ndërtim, ndërsa më vonë shërbeu pranë emrave të njohur si Rihanna, Dwayne Johnson dhe Jason Statham.

Bota në një minutë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme