Politika 11 July 2025, 15:42 Nga VNA

Thethi në kaos/ Edhe Ulsi Manja sulmon prokuroren: Po mbron paligjshmërinë

Ndaje në Whatsapp
Thethi në kaos/ Edhe Ulsi Manja sulmon prokuroren: Po mbron

Pas sulmit publik të kryeministrit Edi Rama ndaj prokurores së Shkodrës, Elsa Gjeli, sot ka reaguar me tone të ashpra edhe ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja.

Në një deklaratë për mediat, Manja e quajti refuzimin për të hetuar ndërtimet pa leje në Theth “një precedent të rrezikshëm që minon shtetin e së drejtës” dhe “cenon besimin e qytetarëve tek drejtësia.”

“Ka të bëjë me ndërtimin pa leje. Ka patur raste të tjera, por nuk kanë qenë kaq sensitive. Shqipëria 2030 nuk ndërtohet duke toleruar paligjshmërinë, me justifikime teknike apo me artifica ligjore për t’iu shmangur detyrave që përcakton Kushtetuta dhe ligji,” deklaroi Manja.

Ai theksoi se Prokuroria duhet të japë llogari përballë qytetarëve:

“Prokuroria si institucion duhet të përgjigjet për mbrojtjen e territorit dhe pasurisë sonë natyrore.”

Duke e konsideruar rastin një test për sistemin e drejtësisë, Manja tha:

“Drejtësia europiane nuk mund të jetë selektive. Institucione si Prokuroria e Shkodrës që mbrojnë mosveprimin ndaj një ndërtimi masiv në zonë të mbrojtur nuk janë në lartësinë e misionit tonë europian.”

Ministri bëri thirrje për hetim të menjëhershëm dhe transparencë:

“I bëj thirrje Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe Inspektorit të Lartë të Drejtësisë të veprojnë me vendosmëri. Raste si ky minojnë reformën në drejtësi dhe janë cenim i shtetit të së drejtës.”

Ai shtoi se mazhoranca ka detyrim të reagojë:

“83 mandatet që shqiptarët na dhanë janë një barrë për të reaguar qartë ndaj çdo devijimi. Këtë llogari duhet ta kërkojmë edhe nga drejtësia.”

Në fund, Manja u shpreh i bindur se rasti do hetohet deri në fund:

“Kam besim te institucionet e reja të drejtësisë që do ta ndjekin këtë çështje serioze.”

Reagimi vjen pas deklaratës së Ramës, i cili e quajti vendimin për mosfillimin e hetimit “skandal” dhe akuzoi prokuroren Gjeli për “marrje në mbrojtje të paligjshmërisë.”

Video

Garda e Republikës, duke kontrolluar me qen antieksploziv pajisjet e Gjykatës së Posaçme.

Një video e filmuar gjatë Javës së Modës në Londër i ka hapur dyert e modelingut 24-vjeçarit Soufian Boucetta, i cili punonte si roje sigurie në një sfilatë të Simone Rocha. I riu nga Spanja tërhoqi vëmendjen pasi një përdoruese publikoi pamjet e tij, duke shkruar me shaka se roja ia kishte rrëmbyer vëmendjen koleksionit. Videoja kaloi 900 mijë shikime dhe ai nisi të merrte oferta nga agjenci modelingu në Milano, Paris dhe SHBA. Boucetta vendosi të qëndrojë në Britani dhe nënshkroi kontratë me agjencinë londineze PRM Model Agency. Ai tregon se prej vitesh njerëzit i thoshin se kishte pamjen e një modeli, por nuk e kishte marrë seriozisht këtë mundësi. Para punës në siguri kishte punuar në ndërtim, ndërsa më vonë shërbeu pranë emrave të njohur si Rihanna, Dwayne Johnson dhe Jason Statham.

Bota në një minutë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme