Politika 11 July 2025, 13:39 Nga VNA

Daja i Shabanit, Lapaj dhe debati qesharak për të përfituar nga buxheti i shtetit për partitë politike

Ndaje në Whatsapp
Daja i Shabanit, Lapaj dhe debati qesharak për të përfituar nga

Daja i Endri Shabanit nuk do të jetë deputet në vend të Lapajt – të paktën kështu ka deklaruar sot Shabani në një intervistë televizive teksa shtoi se – Ka qenë numërues. Është krijuar bindja sikur Zeqiri është bërë deputet, ndërkohë që nuk është e vërtetë. Ata kanë dorëzuar dorëheqjen, ndërkohë që KQZ e zvarrit këtë proces. Dokumenti është dorëzuar nga partia, i ka mbledhur dorëheqjet dhe i ka dorëzuar në KQZ. Ai është mërzitur për shkak të deklaratës ku Adriatiku ka shprehur dorëheqjen e vetë dhe më pas nuk e ka bërë. Nuk ka për ta marrë mandatin, as ai, asnjë nga kandidatët e Nismës.

Shabani duket t’i ketë hedhur ujë të ftohtë sherrit mes tij dhe Adriatik Lapajt për mandatin e partisë “Shqipëria Bëhet”. Me gjasë, lajmet e djeshme dhe shndërrimi në më shumë se qesharak të debatit për mandatin e koalicionit “Shqipëria Bëhet” ka shtyrë Shabanin dhe Zeqir Kordhinin të dalin sot me një qëndrim tjetër.

Mënyra e zgjedhur nga ky koalicion për të nxjerrë deputet nga lista e hapur, Adriatik Lapaj, duket se nuk u mirëprit nga Endri Shabani. Shkaqet në dukje parimore në thelb janë thjesht financiare. Partia e Lapajt tashmë përfiton nga buxheti i shtetit për partitë politike si parti parlamentare. Privilegj që Nisma Thurje e Shabanit nuk e përfiton për shkak se nuk nxori dot një deputet. Me gjasë, ulja e gjakrave ka të bëjë me ndonjë marrëveshje të mes dy të rinjve të politikës. Që me këto lëvizjet e fundit treguan se janë njësoj e në mos më keq se kasta e vjetër që përdor çdo mënyrë e mjet për të qëndruar në skenën e përbaltur të politikës shqiptare.

Video

Garda e Republikës, duke kontrolluar me qen antieksploziv pajisjet e Gjykatës së Posaçme.

Një video e filmuar gjatë Javës së Modës në Londër i ka hapur dyert e modelingut 24-vjeçarit Soufian Boucetta, i cili punonte si roje sigurie në një sfilatë të Simone Rocha. I riu nga Spanja tërhoqi vëmendjen pasi një përdoruese publikoi pamjet e tij, duke shkruar me shaka se roja ia kishte rrëmbyer vëmendjen koleksionit. Videoja kaloi 900 mijë shikime dhe ai nisi të merrte oferta nga agjenci modelingu në Milano, Paris dhe SHBA. Boucetta vendosi të qëndrojë në Britani dhe nënshkroi kontratë me agjencinë londineze PRM Model Agency. Ai tregon se prej vitesh njerëzit i thoshin se kishte pamjen e një modeli, por nuk e kishte marrë seriozisht këtë mundësi. Para punës në siguri kishte punuar në ndërtim, ndërsa më vonë shërbeu pranë emrave të njohur si Rihanna, Dwayne Johnson dhe Jason Statham.

Bota në një minutë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme