Politika 11 July 2025, 13:27 Nga VNA

Pronarët e shtëpive të dyta në alarm: Rama paralajmëron taksë të re, Kadastra ‘në flakë’

Ndaje në Whatsapp
Pronarët e shtëpive të dyta në alarm: Rama paralajmëron

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se çmimet e reja të referencës për pronat do të shpallen brenda pak ditësh ose javësh, duke paralajmëruar taksa më të lartë për shtëpitë e dyta, veçanërisht për ata që zotërojnë prona në zonat bregdetare.

Sipas Ramës, ky proces do t’u vijë në ndihmë bashkive që të rrisin të ardhurat, pasi shumë qytetarë zotërojnë shtëpi të dyta në bregdet, të cilat do të taksohen më shumë sesa banesa e parë. “Punë ditësh ose javësh, do dalin çmimet e reja të referencës. Ato do kenë një element të ri, që taksa për shtëpinë e dytë do jetë më e madhe sesa për shtëpinë e parë. Bashkitë, sidomos ato të bregdetit, do kenë të ardhura të shtuara nga ky proces,” tha Rama.

Kryeministri theksoi gjithashtu se çmimet e reja të referencës do të rrisin ndjeshëm bazën e taksës së pasurisë, duke i dhënë mundësi bashkive që ta menaxhojnë më mirë dhe të shtojnë të ardhurat e tyre. “Kush do ta menaxhojë taksën e pasurisë mirë, do ketë të ardhura shumë më tepër, sepse ajo është baza kryesore në të gjitha bashkitë e botës,” tha Rama.

Nga ana tjetër, Rama lëshoi kritika të forta ndaj funksionimit të Kadastrës së Vlorës, duke e cilësuar këtë institucion si “simbolin më kuptimplotë të pisllëkut dhe korrupsionit në historinë e shtetit shqiptar”.

Gjatë takimit me kryebashkiakët, Rama kërkoi mbylljen e procesit të legalizimeve brenda mandatit të katërt qeverisës, ndërsa theksoi nevojën për të shmangur “gjelat” në prokurori dhe gjykata, duke iu referuar përplasjes me prokuroren e Shkodrës, Elsa Gjeli.

“Legalizimet duhet të mbyllen, do t’i mbyllim brenda mandatit të katërt. Duhet të marrim përfundimisht legalizimet, s’ka më proces. Duhet të shmangim gjelat në prokurori dhe gjykata që bëjnë lojërat më të çuditshme,” u shpreh Rama, duke theksuar se kush ndërton pa leje apo shtesa mbi shtesa duhet të paguajë shumë shtrenjtë dhe nuk mund të presë që shembja dhe pastrimi të mbulohen nga taksat e qytetarëve.

Rama paralajmëroi se operacionet për goditjen e ndërtimeve pa leje do të vijojnë, ndërsa theksoi se ndërtuesit që nuk respektojnë rregullat nuk duhet të marrin në qafë administratorët e kantiereve. “Goditje për të mëdhenjtë, kufizim për të vegjlit,” theksoi kryeministri.

Video

Kur pa të zonjën të shtrirë në rrugë pas aksidentit, qenushi vetëm 6 muajsh nuk u largua. Ai vrapoi drejt shtëpisë, gjeti bashkëshortin e saj dhe me lehje e tërheqje nga rrobat e bindi ta ndiqte deri në vendin e ngjarjes, duke bërë të mundur që gruaja të merrte ndihmë në kohë. Historia ka bërë xhiron e rrjetit. Lexoni lajmin e plotë në linkun në koment⬇️

Në Gjykatën e Tiranës do të caktohet masa e sigurisë për shtetasen turke Juldie Yazici, e cila u arrestua më 5 gusht nga policia në Rinas. Shtetasja turke rezulton e dënuar me 4 vite e 2 muaj burg nga Gjykata e Stambollit për veprat “Dhënia e ndihmës logjistike për organizatë terroriste” dhe “Pjesëmarrja në grupe terroriste”. Julide Yazici u ndalua me qëllim ekstradimin drejt Turqisë. Në gjykatë është paraqitur një avokat shqiptar, si dhe një avokat turk. Ky i fundit ka njoftuar edhe ambasadën franceze, për shkak se gruaja ka leje qëndrimi në Francë. Në mediat turke thuhet se mësuesja ka marrë pjesë në protestat kundër Presidentit Erdogan.

Kur pa të zonjën të shtrirë në rrugë pas aksidentit, qenushi vetëm 6 muajsh nuk u largua. Ai vrapoi drejt shtëpisë, gjeti bashkëshortin e saj dhe me lehje e tërheqje nga rrobat e bindi ta ndiqte deri në vendin e ngjarjes, duke bërë të mundur që gruaja të merrte ndihmë në kohë. Historia ka bërë xhiron e rrjetit. Lexoni lajmin e plotë në linkun në koment⬇️

Pamje të pazakonta janë regjistruar në qytetin Norfolk, në shtetin amerikan të Virxhinias, ku një burrë u filmua duke lëvizur me jet ski nëpër rrugët e përmbytura pas reshjeve të dendura që goditën zonën të martën. Videoja është bërë virale në rrjetet sociale, duke treguar se niveli i ujit ishte aq i lartë sa rrugët u shndërruan në “kanale”, duke i dhënë drejtuesit të jet ski-t mundësinë të zëvendësonte makinën me mjetin ujor.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme