Politika 11 July 2025, 13:34 Nga VNA

Berisha: Me PS mund të ulemi për reformën zgjedhore, por me qeverinë jo!

Ndaje në Whatsapp
Berisha: Me PS mund të ulemi për reformën zgjedhore, por me

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar sot një konferencë me gazetarët nga selia blu, ku është ndalur edhe te deklaratat e fundit të kryeministrit Edi Rama për një reformë të re territoriale.

I pyetur nëse Partia Demokratike do të ulej në tryezë me Ramën për këtë reformë, Berisha theksoi se opozita nuk e njeh legjitimitetin e Ramës si kryeministër, duke e cilësuar procesin zgjedhor të 11 majit si një farsë.

“Zgjedhjet e 11 majit ishin një farsë. Kjo qeveri nuk ka legjitimitet,” u shpreh Berisha.

Megjithatë, kur u pyet nëse PD do të refuzonte të merrte pjesë në tryezë për një reformë zgjedhore, Berisha u shpreh se Partia Socialiste mbetet pjesë e spektrit politik në vend dhe se reforma zgjedhore mund të diskutohet me të.

“Reforma zgjedhore bëhet nga partitë politike, nuk them që PS nuk është parti e spektrit politik në vend. Me PS mund të ulemi, me qeverinë jo, sepse nuk ka legjitimitet,” deklaroi Berisha para gazetarëve.

Ky qëndrim i kreut të opozitës vjen ndërsa mazhoranca ka paralajmëruar nisjen e diskutimeve për një reformë të re territoriale dhe zgjedhore në muajt në vijim, ndërsa PD këmbëngul për hetimin e zgjedhjeve të fundit dhe rikthimin e standardeve të votës së lirë në vend.

Video

Garda e Republikës, duke kontrolluar me qen antieksploziv pajisjet e Gjykatës së Posaçme.

Një video e filmuar gjatë Javës së Modës në Londër i ka hapur dyert e modelingut 24-vjeçarit Soufian Boucetta, i cili punonte si roje sigurie në një sfilatë të Simone Rocha. I riu nga Spanja tërhoqi vëmendjen pasi një përdoruese publikoi pamjet e tij, duke shkruar me shaka se roja ia kishte rrëmbyer vëmendjen koleksionit. Videoja kaloi 900 mijë shikime dhe ai nisi të merrte oferta nga agjenci modelingu në Milano, Paris dhe SHBA. Boucetta vendosi të qëndrojë në Britani dhe nënshkroi kontratë me agjencinë londineze PRM Model Agency. Ai tregon se prej vitesh njerëzit i thoshin se kishte pamjen e një modeli, por nuk e kishte marrë seriozisht këtë mundësi. Para punës në siguri kishte punuar në ndërtim, ndërsa më vonë shërbeu pranë emrave të njohur si Rihanna, Dwayne Johnson dhe Jason Statham.

Bota në një minutë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme