Politika 11 July 2025, 16:27 Nga VNA

Rama: Jo vetëm drejtorët, por edhe “kokat” e nënkryetarëve do bien! Mesazh kryetarëve të bashkive: Vetëm dy vite keni!

Ndaje në Whatsapp
Rama: Jo vetëm drejtorët, por edhe “kokat” e

 

“Shpata” e kryeministrit Edi Rama këtë herë nuk do të ndalet vetëm te drejtuesit rajonalë dhe drejtorët e bashkive në vend. Mesazhi ishte i qartë dhe i drejtpërdrejtë, teksa nga mbledhja e zhvilluar sot në Durrës me kryetarët socialistë të bashkive, Rama kërkoi rifreskim edhe në nivel nënkryetarësh.

“Departamentet e bujqësisë dhe të fshatit në bashki duhet të jenë shumë të artikuluara dhe patjetër që drejtimi i bashkisë duhet ndarë midis nënkryetarëve që merren me çështjet urbane dhe atyre që merren me çështjet rurale,” deklaroi kryeministri.

Duke iu drejtuar sallës plot kryebashkiakë, ai shtoi se nuk e sheh të justifikuar që zëvendësit të mbeten po ata, kur puna ka degraduar në përgjumje dhe lodhje.

“Meqë ra fjala, edhe nënkryetarët është mirë të ndryshojnë sepse i shoh shumë të lodhur, shumë, shumë të lodhur. I shoh të rraskapitur. Ju qeshni se e shihni se vetëm ju s’ndryshoni dot. Edhe dy vite keni. Si të doni,” paralajmëroi Rama, ndërsa të qeshurat shpërthyen në sallë.

Kryeministri u ndal posaçërisht te bashkia e Lezhës, duke përmendur emrin e kryebashkiakut Pjerin Ndreu dhe duke i kërkuar të marrë masa të menjëhershme.

“I shoh shumë të lodhur, Pjerin, nënkryetarët e tu. E di unë që ikën ti, po s’të lë unë me ik ty. Shiko, kjo s’është për humor,” u shpreh Rama me ton serioz.

Ai theksoi se situata nuk lidhet vetëm me Lezhën, por edhe me shumë bashki të tjera që nuk po arrijnë të rigjenerojnë energji dhe ide të reja.

“Nuk kërkova, s’besoj se dëgjove bashkinë e Lezhës në këtë drejtim, apo një sërë bashkish të tjera, që jo se i kanë me shkëlqim ato yje që kanë aty. Po se kanë vështirësi në gjetjen e yjeve të tjera. Por në nderin tendë është më mirë t’i shkarkosh të gjithë, se nuk kanë yje të tjerë t’i zëvendësojnë të gjithë,” vijoi Rama.

Ai shtoi se ndjesia e përgjithshme është se edhe vetë kryetarët janë të vetëdijshëm për situatën e zymtë në administratë:

“Tek nënkryetarët bëni mirë të bëni një rifreskim të madh, se nga mënyra si qeshët, edhe ju vetë e ndjeni se mezi po i mbani në krahë ata. Edhe tani që ju kujtuat, po mendoni se në cilën orë të gjumit janë, ndërkohë që ju keni ardhur në Durrës këtu. S’besoj se ndonjë nga ata është tani në terren,” ironizoi Rama.

Kryeministri e mbylli me një paralajmërim se askush nuk është i pazëvendësueshëm dhe se dy vitet e mbetura të mandatit nuk do të jenë për askënd justifikim për të qëndruar pasiv.

Video

Garda e Republikës, duke kontrolluar me qen antieksploziv pajisjet e Gjykatës së Posaçme.

Një video e filmuar gjatë Javës së Modës në Londër i ka hapur dyert e modelingut 24-vjeçarit Soufian Boucetta, i cili punonte si roje sigurie në një sfilatë të Simone Rocha. I riu nga Spanja tërhoqi vëmendjen pasi një përdoruese publikoi pamjet e tij, duke shkruar me shaka se roja ia kishte rrëmbyer vëmendjen koleksionit. Videoja kaloi 900 mijë shikime dhe ai nisi të merrte oferta nga agjenci modelingu në Milano, Paris dhe SHBA. Boucetta vendosi të qëndrojë në Britani dhe nënshkroi kontratë me agjencinë londineze PRM Model Agency. Ai tregon se prej vitesh njerëzit i thoshin se kishte pamjen e një modeli, por nuk e kishte marrë seriozisht këtë mundësi. Para punës në siguri kishte punuar në ndërtim, ndërsa më vonë shërbeu pranë emrave të njohur si Rihanna, Dwayne Johnson dhe Jason Statham.

Bota në një minutë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme