Politika 11 July 2025, 19:26 Nga VNA

Banorët e Thethit të braktisur edhe nga opozita

Ndaje në Whatsapp
Banorët e Thethit të braktisur edhe nga opozita

Në një kohë kur vera duhej t’i gjente banorët e Thethit të angazhuar në punë për të mirëpritur turistët e shumtë, ndërhyrja e qeverisë me aksionin “Tokë e Xanun” ua ka përmbysur sezonin turistik. Prej disa ditësh, kjo zonë është kthyer në një arenë përplasjesh mes banorëve nga njëra anë dhe policisë e IKMT-së nga ana tjetër. Kulmi arriti sot, kur u desh ndërhyrja e forcave të FNSH-së, të armatosura me kallashnikovë, si të bëhej fjalë për një aksion kundër kultivimit të drogës dhe jo për prishjen e disa objekteve.

Lejimi i ndërtimeve pa leje, duke u lënë banorëve terren për të investuar kursimet në shkelje të ligjit, duket si një kurth i institucioneve vendore. Nëse do të kishin ndërhyrë me kohë për t’i parandaluar këto ndërtime, sot do të kishim kursyer jo vetëm pamjet e shëmtuara, por edhe kostot për shtetin dhe qytetarët.

Nga përgjumja e funksionarëve lokalë, një qytetar i Thethit që ka investuar kursimet e tij, sot sheh skavatorin duke i shembur shtëpinë. Mjetet për prishjen paguhen me taksat e qytetarëve, ndërsa pas tyre mbetet një peizazh i shëmtuar me gërmadha në zonë. Turistët që mbërrijnë, ikin me përjetime të shëmtuara, dhe kështu milionat që qeveria harxhon për promovim në mediat e huaja shkojnë në kosh.

Në këtë situatë arbitrare dhe me institucione të përgjumura, duket edhe opozita. Në disa ditë përplasje, nuk është parë asnjë përfaqësues i PD-së që të dalë në krah të banorëve dhe kundër këtij aksioni të nisur në kohën e gabuar. Mesa duket, përfaqësuesit opozitarë në Shkodër janë nisur në pushime dhe nuk kanë hapur televizionet apo rrjetet sociale për të parë se çfarë po ndodh në qarkun që ata janë zgjedhur si përfaqësues.

Sidomos kur bëhet fjalë për qarkun ku PD ka më shumë deputetë se partia në pushtet, plot pesë, dhe asnjëri nuk është dukur pranë banorëve.

Derisa të zgjohen, po iu kujtojmë se mandati i deputetit nuk është vetëm të ulesh në karrigen e Kuvendit çdo të enjte për të lexuar fjalime patetike kundër “qeverisë më të korruptuar”. Mandati i një përfaqësuesi opozitar është, mbi të gjitha, rezistencë aktive kundër pushtetit dhe solidaritet i pakushtëzuar me çdo qytetar që goditet padrejtësisht.

Kreu i opozitës vërtet paralajmëroi protestat të nisin shtator, por revolta nuk ka manual përdorimi dhe as nuk pret data fikse.

 

Video

Garda e Republikës, duke kontrolluar me qen antieksploziv pajisjet e Gjykatës së Posaçme.

Një video e filmuar gjatë Javës së Modës në Londër i ka hapur dyert e modelingut 24-vjeçarit Soufian Boucetta, i cili punonte si roje sigurie në një sfilatë të Simone Rocha. I riu nga Spanja tërhoqi vëmendjen pasi një përdoruese publikoi pamjet e tij, duke shkruar me shaka se roja ia kishte rrëmbyer vëmendjen koleksionit. Videoja kaloi 900 mijë shikime dhe ai nisi të merrte oferta nga agjenci modelingu në Milano, Paris dhe SHBA. Boucetta vendosi të qëndrojë në Britani dhe nënshkroi kontratë me agjencinë londineze PRM Model Agency. Ai tregon se prej vitesh njerëzit i thoshin se kishte pamjen e një modeli, por nuk e kishte marrë seriozisht këtë mundësi. Para punës në siguri kishte punuar në ndërtim, ndërsa më vonë shërbeu pranë emrave të njohur si Rihanna, Dwayne Johnson dhe Jason Statham.

Bota në një minutë

Nis me përqafime puna në komisionet parlamentare

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme