Politika 11 July 2025, 18:13 Nga VNA

Luftë pa kompromis ndaj qumështit dhe djathit. Edi Rama nis aksionin e radhës dhe paralajmëron shitësit e bulmetit pa faturë

Ndaje në Whatsapp

 

Edi Rama ka nisur një tjetër aksion. Këtë herë kundër ambulantëve që shesin qumësht dhe djathë pa faturë. Dhe nuk e ka keq. Në një vend ku çdo gjë shkon për mrekulli, tashmë lufta pa kompromis duhet të jetë ndaj atyre që guxojnë të thyejnë rregullat e shtetit më vigjilent në Europë. Të shtetit ku çmimi i produkteve ushqimore është nga më të lartët në Europë. Ku një litër qumësht dhe një kg djathë kushtojnë herë më shumë se në çdo kryeqytet tjetër të Europës.

Edi Rama ka vendosur t’u shpallë luftë pa kompromis atyre që guxojnë të shesin e të mbajnë familjet e tyre me produkte bulmeti.

Sepse për të zhvilluar përpara Shqipërinë e për ta çuar në Europë, duhet të blejmë të gjithë në supermarketet e oligarkëve. Atje ku qumështi dhe djathi kanë çmimet më të larta dhe ku cilësia është si në vendet e botës së tretë. Kryeministri ka vendosur t’u japë një standard të ri shqiptarëve.

Atë të ushqimeve me faturë, të pakontrolluara dhe të shtrenjta. Ndoshta dhe për këtë e votuan masivisht në 11 maj. Dhe deri sa të kalojnë dhe 4 vjet, ndoshta gjithçka do harrohet dhe do mësohemi me çmimin e qumështit dhe djathit më të lartë në Europë. Se sa për cilësinë, Edi Rama është kujdesur të shkrijë dhe Inspektoriatin e Kontrollit Ushqimor.

Video

Garda e Republikës, duke kontrolluar me qen antieksploziv pajisjet e Gjykatës së Posaçme.

Një video e filmuar gjatë Javës së Modës në Londër i ka hapur dyert e modelingut 24-vjeçarit Soufian Boucetta, i cili punonte si roje sigurie në një sfilatë të Simone Rocha. I riu nga Spanja tërhoqi vëmendjen pasi një përdoruese publikoi pamjet e tij, duke shkruar me shaka se roja ia kishte rrëmbyer vëmendjen koleksionit. Videoja kaloi 900 mijë shikime dhe ai nisi të merrte oferta nga agjenci modelingu në Milano, Paris dhe SHBA. Boucetta vendosi të qëndrojë në Britani dhe nënshkroi kontratë me agjencinë londineze PRM Model Agency. Ai tregon se prej vitesh njerëzit i thoshin se kishte pamjen e një modeli, por nuk e kishte marrë seriozisht këtë mundësi. Para punës në siguri kishte punuar në ndërtim, ndërsa më vonë shërbeu pranë emrave të njohur si Rihanna, Dwayne Johnson dhe Jason Statham.

Bota në një minutë

Nis me përqafime puna në komisionet parlamentare

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme