Politika 11 July 2025, 19:32 Nga VNA

Qëndresa Qytetare për aksionin e IKMT në Theth: Kallashnikovët zvendësuan dialogun

Ndaje në Whatsapp
Qëndresa Qytetare për aksionin e IKMT në Theth:

Qëndresa Qytetare ka reaguar pas përplasjes së tensionuar mes banorëve të Thethit dhe Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, gjatë një aksioni për prishjen e ndërtimeve pa leje në këtë zonë turistike.

Situata u përshkallëzua sot, pasi banorët kundërshtuan me forcë shembjen e objekteve të tyre, duke tentuar madje t’i vinin flakën një ure prej druri për të penguar mjetet e IKMT-së. Në konfliktin e krijuar, u përfshi edhe drejtori i IKMT-së, Fatmir Meta, i cili, sipas raportimeve, ka fyer banorët me gjuhë të papërshtatshme.

Në reagimin e saj zyrtar, Qëndresa Qytetare e cilëson situatën si një tregues të degradimit të institucioneve ligjzbatuese, të cilat, sipas saj, po përdoren si instrumente politike. Organizata kritikon veçanërisht praninë e forcave të armatosura me kallashnikovë dhe gjuhën fyese të përdorur nga zyrtarët ndaj qytetarëve.

Organizata shpreh shqetësim për përshkallëzimin e konfliktit dhe bën thirrje për dialog mes palëve për të shmangur pasoja më të rënda. Ajo thekson gjithashtu se aksioni në kulmin e sezonit turistik nxjerr në pah kontrastin mes propagandës për zhvillimin e turizmit dhe realitetit në terren.

Reagimi i plotë

Qendresa Qytetare: Kallashnikovët zvendësuan dialogun në Theth

Aksioni i IKMT në Theth dhe protesta e banorëve po nxjerr dhe njëherë në pah brutalitetin e strukturave ligjzbatuese për menaxhimin e protestave dhe ç’organizimin e organizuar për tu përballur me rezistencën e banorëve.

Prania e policëve me kallashnikovë dhe inspektorë të IKMT që ofendojnë banorët janë dëshmia më e qartë e degradimit të instancave ligjzbatuese dhe keqpërdorimit të tyre për interesa të pushtetit.

Qëndresa Qytetare shpreh shqetësim për situatën e rënduar në Theth dhe kërkon që shteti dhe banorët ta gjejnë gjuhën e përbashkët, para se konflikti të agravojë dhe të prodhojë pasoja më të rënda.

Ky aksin në kulmin turistik dëshnon qartë se turizimi ka mbetur vetëm në gramafonët e propagandës, pasi realiteti në terren nuk përkon me pritshmëritë që kanë turistët.

 

 

Video

Garda e Republikës, duke kontrolluar me qen antieksploziv pajisjet e Gjykatës së Posaçme.

Një video e filmuar gjatë Javës së Modës në Londër i ka hapur dyert e modelingut 24-vjeçarit Soufian Boucetta, i cili punonte si roje sigurie në një sfilatë të Simone Rocha. I riu nga Spanja tërhoqi vëmendjen pasi një përdoruese publikoi pamjet e tij, duke shkruar me shaka se roja ia kishte rrëmbyer vëmendjen koleksionit. Videoja kaloi 900 mijë shikime dhe ai nisi të merrte oferta nga agjenci modelingu në Milano, Paris dhe SHBA. Boucetta vendosi të qëndrojë në Britani dhe nënshkroi kontratë me agjencinë londineze PRM Model Agency. Ai tregon se prej vitesh njerëzit i thoshin se kishte pamjen e një modeli, por nuk e kishte marrë seriozisht këtë mundësi. Para punës në siguri kishte punuar në ndërtim, ndërsa më vonë shërbeu pranë emrave të njohur si Rihanna, Dwayne Johnson dhe Jason Statham.

Bota në një minutë

Nis me përqafime puna në komisionet parlamentare

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme