Politika 12 Korrik 2025, 16:27 Nga VNA

Endri Shabani duhet të lexojë Kodin e s'ka nevojë të flasë as me "Dajën" as me Celibashin

Ndaje në Whatsapp
Endri Shabani duhet të lexojë Kodin e s'ka nevojë të

 

 

Endri Shabani po tenton të ndërhyjë në procedurat e dhënies së mandateve nga Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve.

Në fillim me një letër “sensibilizuese” dhe njëkohësisht “kërkesë llogarie” ndaj Komisonerit Shteteror të Zgjedhjeve. Gjithçka filloi kur daja e Shabanit, Zeqi Kordhoni mendoi se ndoshta nuk do ishte dhe aq keq të merrte mandatin e Adriatik Lapajt pasi në KQZ, emri i tij ndodhej në listë para Lapajt. Pas kësaj nipi i shkolluar në Oksford u ndje keq dhe në akt “burrërie” nisi përpjekjet për t’ia lënë mandatin ortakut të tij, Adriatik Lapajt. Dhe për këtë nisi të shkruajë letra KQZ dhe Kryekomisionerit.

Nëse lexon letrën e parë të Shabanit kupton që zotëria për shkak të padurimit, i kërkonte me ngut Komisonerit Shtetëror të Zgjedhjeve, që ky të ndante pa vonesë mandatet e Qarkut Tiranë sepse po i vononte shumë.

Në fakt Komisioneri nuk ndan dot asnjë mandat për Qarkun Tiranë sa kohë që Kolegji Zgjedhor nuk ka mbaruar shqyrtimin e ankimimit të depozituar nga Koalicioni i Adriatik Lapajt (ke vetë Shabani bën pjesë) për Qarkun Tiranë.

Padurimi i djeshëm i Shabanit minimumi dëshmon padijen e tij për fazat nëpër të cilat kalon procesi zgjedhor, (dhe të mendosh që ishin pretendentë të merrnin pushtetin).

Më i qetë dhe me pak nerviz se aleati i tij duket Adriatik Lapaj. Ky i fundit, tashmë afër me Gaz Bardhin në Qarkun Fier, është më i tërhequr dhe i pashqetësuar. Mbase Gaz Bardhi dhe aleatët brenda “Shqipërisë Madhështore” i kanë siguruar edhe ndonjë aleancë tjetër fluide brenda KQZ. Dhe e gjitha bën sens kur kujton se sa i afërt ishte bashkëpunimi mes dy Shqipërive, asaj që bëhet dhe asaj madhështores për rinumërimin e votave në Qarkun e Fierit.

Edhe një herë na duhet të shpjegojmë se dorëheqjet e depozituara nga Adriatiku dhe Endri kur ata ishin të vegjël, janë NUL.

Kodi Zgjedhor nuk njeh lëshimin e mandatit pa e marrë atë akoma.

Deklaratat e tyre parazgjedhore janë antikushtetuese, në kundërshtim me Kodin Zgjedhor dhe nuk ka OSBE-ODIHR që i konvalidon.

Me ato deklarata çertifikohet pengmarrja e kandidatëve si praktikë elektorale. Me ato deklarata Shabani & Lapaj besuan se do fshihnin mungesën e anëtarësisë duke e maskuar atë me demagogjinë për barazi përpara elektoratit.

Konflikti mes të dyve, tregoi qartë se me ato deklarata kanë tentuar që të fshihnin për votuesit konfliktin se cili prej tyre do duhej të ishte i pari i listës.

Por nëse Lapaj dhe Shabani kanë mosmarrëveshje të paqarta për publikun, Kodi Zgjedhor ka hapat dhe procedurat e qarta për ndarjen e mandateve përfshirë edhe atë për zëvendësimin e vendeve që mbeten bosh në Kuvend për shkak të dorëheqjes nga mandati. Qoftë në rastin e heqjes së mandatit ose ndarjen nga jeta të deputetit.

Deri atëherë Endri Shabani si politikan i ri, mund të kërkojë publikisht vetëm zbatimin e dispozitave të Kodit Zgjedhor.

Nuk ka nevojë të flasë as me dajën (të cilit i urojmë jetë të gjatë) e as me Komisionerin Shtetëror të Zgjedhjeve.

Kodi i ka të shkruara të gjitha sa duhet të lexojë Endri dhe Adriatiku bashkë.

Ndërsa dje donte me urgjencë ndarjen e mandateve, sot kërkon pranimin e ca “letrave bakalli” që nëse konsiderohen, do të jenë në turpin e politikës shqiptare që po hesht dhe në përgjegjësinë personale të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve që nuk është zgjedhur aty për të përkrahur skema mashtrimi si këto.

Komisioneri i Zgjedhjeve nuk është zgjedhur për t’u bërë garanti i pengmarrjes paradhënie të deputetëve të listave të mbyllura, duke çertifikuar një praktikë pengmarrje, shantazhi dhe mbase edhe korruptive.

Në fakt ky është leksioni që duhet të marrë Endri dhe Adriatiku. Mbase kështu do mësojnë të rriten e të bëhen burra shteti.

“Taktika” në mashtrim të Kodit, e dorëheqjeve paradhënie nga mandatet nuk mund të bëhet aneks i Kodit Elektoral. Dhe aq më tepër të jetë një mënyrë për të bërë një politikë të re në këtë formë të shëmtuar, kur kemi mjaftueshëm pisllëqe 30-vjeçare të atyre që janë më gjatë e më thellë në pushtet se dyshja Lapaj-Shabani.

 

Video

Cikloni “Harry” ka goditur ishullin e Siçilisë, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme, të cilat sipas guvernatorit Renato Schifani arrijnë 720 milionë euro. Qeveria rajonale ka shpërndarë menjëherë 70 milionë euro për të përballuar emergjencat më urgjente. Situata e rëndë ndikohet nga reshje të vazhdueshme dhe dallgë deri në 9 metra, duke dëmtuar infrastrukturën, pasuritë arkeologjike dhe zonat bregdetare. Në Sardenjë, dëmet e shkaktuara nga moti i keq vlerësohen gjithashtu në qindra milionë euro, ndërsa autoritetet kërkojnë mbështetje shtesë financiare nga qeveria në Romë.

Policia në Long Island iu përgjigj një alarmi për vjedhje në një bankë, por në vendngjarje u përball me një situatë të pazakontë. Një dre ishte futur brenda godinës pasi kishte thyer një nga dritaret, duke shkaktuar dëme të shumta dhe duke mbetur e bllokuar brenda. Pas ndërhyrjes, efektivët arritën ta kapnin drerin në mënyrë të sigurt dhe ta nxirrnin jashtë përmes dritares së thyer.

Glauk Olldashi: Kujdes me ata që përzgjidhni për të folur në Foltore. Disa prej tyre kanë qenë tapë!

Nga Brukseli, kryeministri spanjoll Pedro Sanchez bëri me dije se vendi i tij nuk do t’i bashkohet nismës amerikane "Bordi i Paqes", pasi “është jashtë kornizës së OKB-së dhe nuk ka përfshirë Palestinën”. Videocredits: DW

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme