Politika 12 July 2025, 10:31 Nga VNA

Erion Braçe vlerësime maksimale për Tabakun ndërsa “ngel në klasë” Partinë Demokratike

Ndaje në Whatsapp
Erion Braçe vlerësime maksimale për Tabakun ndërsa

Erjon Braçe nuk e fsheh se parlamenti i ardhshëm është një vend më i mirë pune për shkak të Jorida Tabakut. Në një intervistë për A2CNN, ai pranoi se bënë fushatë për njëri-tjetrin, referuar këtu deklaratave dhe postimeve të tyre ku shpreheshin reciprokisht se duhet të jenë në Kuvend, edhe pse kryetarët respektivë i kishin degdisur në listat e hapura.

“Kuvendi është një vend pune, ku ti shkon për të përmbushur interesat e atyre që kanë dhënë punë. Dhe në këtë kontekst, po, Jorida Tabaku e kthen Parlamentin në një ambient pune. Të ndihmon që parlamenti të jetë realisht një ambient pune, por mbi të gjitha të ndihmon edhe të zhvillohesh. Sepse ka njerëz që vijnë aty edhe nga bota akademike. Por unë kam parë njerëz që aty tjetërsohen. Nuk është ambient pune sot Kuvendi,” – tha Braçe, i cili shtoi se shndërrimi i Kuvendit në vend ku hidhen fishekzjarrë është i patolerueshëm.

Dhe nuk e ka keq, po të mendosh se çfarë ndodhi me Parlamentin e kaluar dhe shfaqjet “revolucionare” të opozitës me flakadanë dhe zjarr. Vetëm se Braçe duhet të ketë kujdes, se në Parlamentin e ardhshëm partia e Tabakut ndoshta do të ketë të njëjtin standard për të bërë politikë në Kuvend. Dhe ndoshta Jorida vetë nuk do hedhë fishekzjarrë, por tashmë është pjesë integrale e Partisë Demokratike dhe strategjisë së saj.

Sikundër Braçe nuk mund të heqë nga vetja përgjegjësinë për politikat e qeverisë socialiste me intervista ku kritikon “shokët e partisë”. Përndryshe, mirë do ishte ta provonin të dy të dilnin deputetë të pavarur, se sa mbështetje do të kishin e sa besim do ngjallnin si deputetët “ndryshe” të partive të mëdha.

Video

Garda e Republikës, duke kontrolluar me qen antieksploziv pajisjet e Gjykatës së Posaçme.

Një video e filmuar gjatë Javës së Modës në Londër i ka hapur dyert e modelingut 24-vjeçarit Soufian Boucetta, i cili punonte si roje sigurie në një sfilatë të Simone Rocha. I riu nga Spanja tërhoqi vëmendjen pasi një përdoruese publikoi pamjet e tij, duke shkruar me shaka se roja ia kishte rrëmbyer vëmendjen koleksionit. Videoja kaloi 900 mijë shikime dhe ai nisi të merrte oferta nga agjenci modelingu në Milano, Paris dhe SHBA. Boucetta vendosi të qëndrojë në Britani dhe nënshkroi kontratë me agjencinë londineze PRM Model Agency. Ai tregon se prej vitesh njerëzit i thoshin se kishte pamjen e një modeli, por nuk e kishte marrë seriozisht këtë mundësi. Para punës në siguri kishte punuar në ndërtim, ndërsa më vonë shërbeu pranë emrave të njohur si Rihanna, Dwayne Johnson dhe Jason Statham.

Bota në një minutë

Nis me përqafime puna në komisionet parlamentare

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme