Politika 12 July 2025, 19:13 Nga VNA

Nga e hëna ushqimet "de jure" pa kontroll, qumështi e djathi pa faturë, sekuestrohen

Ndaje në Whatsapp
Nga e hëna ushqimet "de jure" pa kontroll, qumështi e djathi

Kur filetot e pulës rezultuan me Salmonelë, ministria e Bujqësisë heshti! Kur luleshtrydhet u zbuluan tej normave me pesticide, ministria e Bujqësisë heshti! Kur mandarinat u konstatuan me pesticide të ndaluara, ministria e Bujqësisë heshti! Kur specat u kapën po me pesticide të ndaluara, ministria e Bujqësisë heshti! Nga mishi i pulës me Salmonelë, luleshtrydhet, mandarinat dhe specat me pesticide të ndaluara  u shitën tregjeve duke u konsumuar nga popullata pa asnjë lloj ndalese. Të gjitha rastet problematike të produkteve ushqimore të mësipërme u konstatuan nga dhjetori i 2024-ës (për mandarinat) deri në prill 2025 (filetot e pulës, luleshtrydhet), e megjithatë ministrja e Bujqësisë Anila Denaj heshti! Asnjëherë nuk u prononcua për media. Sot, dy muaj pas përfundimit të zgjedhjeve, ministria e Bujqësisë foli. Pezulloi kontrollet e inspektorëve të AKU-së në mbarë vendin. Kërkoi Universitetit Bujqësor të Tiranës rekrutimin e stafit të ri. Dhe e gjitha kjo, sipas ministres u bë vetëm sepse, siç u shpreh vetë "83 mandate për Shqipërinë  2030 janë një barrë për ne, por mbi të gjitha janë një përgjegjësi të madhe për të reaguar më mirë, me shpejtësi dhe për të korrigjuar vetveten. Në reagim të menjëhershëm të kërkesave ligjore por edhe të rritjeve të ankesave të subjekteve kemi vendosur pezullimin e inspektorëve të AKU dhe nismën e ripërtëritjes së burimeve njerëzore të agjencisë në bashkëpunim me UBT". Pra, vijojmë me parullën "Partia mbi të gjitha!" Shqipëria le të presë! Sepse në fakt, teksa AKU nuk do ushtrojë asnjë kontroll fakt është që ushqimet tona nuk do kontrollohen fare. Zero kontrolle, zero monitorim, zero analiza. Presim...që "komisioni prej 5 vetësh me shumicën nga Universiteti, të vlerësojë me shkrim dhe me gojë inspektorët aktualë të AKU-së, si edhe aplikantët e rinj për punë në Agjencinë Kombëtare të Ushqimit",-tha ministrja. Pra, një Katarsis brenda të vetëve. Asgjë për Shqipërinë dhe shqiptarët thjesht ndërrim stafesh. Në vijim, "nga e hëna Kryeministri ka paralajmëruar ndalimin e shitjes së qumështit, mishit dhe prodhimeve të bulmetit pa faturë. Kështu, nga java e ardhshme çdo prodhim i tillë do të sekuestrohet, sepse përbën një kërcënim direkt të shëndetit sidomos me temperaturat e larta dhe subjektet tregtuese do të gjobiten skajshëm"-thotë sërish ministrja e Bujqësisë Denaj. Prej të hënës kushdo që shet bulmet shtëpie apo qumësht fshati do sekuestrohet. Sigurisht, që një masë e tillë, më shumë se kontroll për cilësinë e ushqimeve, kontrolle të cilat mungojnë duket si një masë që orienton blerësin drejt rrjeteve të supermarketeve të mëdha. Për këtë kjo qeveri duket se e ka me shumë merak.

Video

Kur pa të zonjën të shtrirë në rrugë pas aksidentit, qenushi vetëm 6 muajsh nuk u largua. Ai vrapoi drejt shtëpisë, gjeti bashkëshortin e saj dhe me lehje e tërheqje nga rrobat e bindi ta ndiqte deri në vendin e ngjarjes, duke bërë të mundur që gruaja të merrte ndihmë në kohë. Historia ka bërë xhiron e rrjetit. Lexoni lajmin e plotë në linkun në koment⬇️

Në Gjykatën e Tiranës do të caktohet masa e sigurisë për shtetasen turke Juldie Yazici, e cila u arrestua më 5 gusht nga policia në Rinas. Shtetasja turke rezulton e dënuar me 4 vite e 2 muaj burg nga Gjykata e Stambollit për veprat “Dhënia e ndihmës logjistike për organizatë terroriste” dhe “Pjesëmarrja në grupe terroriste”. Julide Yazici u ndalua me qëllim ekstradimin drejt Turqisë. Në gjykatë është paraqitur një avokat shqiptar, si dhe një avokat turk. Ky i fundit ka njoftuar edhe ambasadën franceze, për shkak se gruaja ka leje qëndrimi në Francë. Në mediat turke thuhet se mësuesja ka marrë pjesë në protestat kundër Presidentit Erdogan.

Kur pa të zonjën të shtrirë në rrugë pas aksidentit, qenushi vetëm 6 muajsh nuk u largua. Ai vrapoi drejt shtëpisë, gjeti bashkëshortin e saj dhe me lehje e tërheqje nga rrobat e bindi ta ndiqte deri në vendin e ngjarjes, duke bërë të mundur që gruaja të merrte ndihmë në kohë. Historia ka bërë xhiron e rrjetit. Lexoni lajmin e plotë në linkun në koment⬇️

Pamje të pazakonta janë regjistruar në qytetin Norfolk, në shtetin amerikan të Virxhinias, ku një burrë u filmua duke lëvizur me jet ski nëpër rrugët e përmbytura pas reshjeve të dendura që goditën zonën të martën. Videoja është bërë virale në rrjetet sociale, duke treguar se niveli i ujit ishte aq i lartë sa rrugët u shndërruan në “kanale”, duke i dhënë drejtuesit të jet ski-t mundësinë të zëvendësonte makinën me mjetin ujor.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme