Politika 24 October 2026, 15:56 Nga VNA

“S’do të çohesha me urdhër të asnjë burri!” / Sara Mile dramatizon përplasjen me Luan Ramën: 24 orë në luftë me patriarkatin (dhe klikimet)

Ndaje në Whatsapp
“S’do të çohesha me urdhër të asnjë

Pasi tronditi rrjetin me deklaratën se në studio po dëgjonte "budallallëqe", deputetja e PS-së, Sara Mile, ka reaguar pas 24 orësh me një manifest epik në rrjetet sociale. 

Në stilin e një heroine të papërkulur që sapo ka shpëtuar nga kthetrat e një studioje televizive, Mile na bën të qartë se dinjiteti i saj nuk u thye. Deputetja e nisi mesazhin e saj me një betim solemn për gjininë mashkullore:

“Pas 24 orësh zhurmë... qëndrimi im mbetet po ai: nuk ka lindur ende ai burrë që të më ngrejë e të më ulë sipas dëshirës së tij.”

Ajo nuk ngurroi t'i kujtonte gazetarit edhe "pajisjet" që mori me vete në emision:
 “Dinjitetin tim e mora me vete. Nuk ishte pjesë e marrëveshjes ta lija te dera.”

Pasi pranoi se ia fali ndjesën në studio, Mile e akuzoi Luan Ramën si "besëprerë të politikës së vjetër" sepse nxitoi të shpërndante vetëm videon ku e nxirrte jashtë:
 “Nuk humbët as minutin për ta shpërndarë reels-in në rrjet... T’i gëzosh 24 orë klikime e gjithë jetën turp.”

Nga studioja te fatet e rinisë


Për t'i dhënë debatit përmasa ekzistenciale, deputetja e shndërroi daljen nga emisioni në një goditje për të gjitha vajzat e reja në vend:
“Kushdo që sot feston harbutërinë ndaj meje, po i mbyll një portë edhe një vajze tjetër që është gati të guxojë... Nënshtrimin tim nuk do ta merrni. Kurrë.”

Pasi analizoi me detaje "histerinë online", Sara Mile e mbylli fjalën e saj me tone heroike. Nuk harroi të hakmerret edhe me fotografinë e zgjedhur. Luan Rama përkrah Petrit Vasilit, duke ngrënë fara, dikur, kur sëbashku ishin deputetë të Ilir Metës.

Lexo gjithashtu

Video

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme