Sociale 24 October 2026, 16:16 Nga VNA

Video/Policia shpërndan me forcë protestuesit, të rinjtë u vënë flakën koshave të mbeturinave

Ndaje në Whatsapp

Video/Policia shpërndan me forcë protestuesit, të rinjtë u


Policia ka shpërndarë me forcë protestuesit, duke hedhur gaz lotsjellës, ndërsa raportohet edhe për përdorimin e plumbave të gomës. Pas ndërhyrjes, qytetarët janë zhvendosur në rrugë dhe zona të ndryshme të Tiranës.

Në zonën e “Myslym Shyrit”, efektivët kanë ndjekur këmba-këmbës protestuesit. Gjatë tensioneve në këtë zonë, disa të rinj u kanë vënë flakën koshave të mbeturinave.

Përdorimi i gazit lotsjellës dhe raportimet për plumba gome vijnë ndërsa në protestë kishte edhe familjarë e fëmijë. Protestuesit tashmë janë shpërndarë në disa pjesë të kryeqytetit.

 

Lexo gjithashtu

Video

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme