
Studentët dhe qytetarët janë rigrupuar te Parku Rinia, ku kërkojnë njëzëri dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, pas ndërhyrjeve të policisë për shpërndarjen e tyre.
Pavarësisht ndërhyrjeve, grupe protestuesish kanë vijuar përpjekjet për t’u bashkuar në zona të ndryshme të kryeqytetit. Nga terreni raportohet për përdorim të plumbave të gomës dhe ujit me presion nga efektivët.
Gjatë tensioneve, protestuesit i kanë vënë zjarrin njërës prej dyerve të Ministrisë së Bujqësisë, duke përfshirë nga flakët hyrjen e godinës.
Më herët, në kryqëzimin e “21 Dhjetorit”, u dogjën kosha mbeturinash dhe u bllokua qarkullimi. Grupe protestuesish janë përqendruar gjithashtu pranë Bashkisë së Tiranës, Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë dhe sheshit “Skënderbej”.






















