Sociale 24 October 2026, 17:31 Nga VNA

Video: Përplasje dhe zjarre në Tiranë, një vajzë e dëmtuar në kokë dhe një efektiv përfshihet nga flakët

Ndaje në Whatsapp

Video: Përplasje dhe zjarre në Tiranë, një vajzë e


Përplasjet mes policisë dhe protestuesve në Tiranë janë shoqëruar me të lënduar dhe zjarre. Tensionet janë shtuar pas ndërhyrjes së policisë që në fillim të tubimit kombëtar, ndërsa nga terreni raportohet për përdorim të plumbave të gomës dhe qytetarë të plagosur.

Gjatë revoltës, protestuesit i kanë vënë flakën edhe godinës së Ministrisë së Mjedisit.

Pranë ish-hotel “Dajtit”, një vajzë është parë e shtrirë në tokë me dëmtime në kokë. Disa persona janë përpjekur t’i japin ndihmë, ndërsa ajo ka bërë shenja me duar për të kërkuar ndihmë mjekësore. Në vendngjarje ka mbërritur ambulanca, por rrethanat e dëmtimit të saj mbeten të paqarta.

Ndërkohë, protestuesit kanë hedhur molotovë në drejtim të efektivëve të Policisë. Një efektiv është përfshirë nga flakët dhe kolegët kanë ndërhyrë për t’ia shuar.

 

Video

🔴Merr flakë polici: hedh molotov drejt protestuesve, ata ia kthejnë mbrapsht

Një vajzë është goditur në kokë pranë ish-hotel “Dajtit”, gjatë protestës në Tiranë. Në video shihet momenti pasi është rrëzuar dhe po merr ndihmën e protestuesve.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme