Sociale 24 October 2026, 17:57 Nga VNA

Nëntë të lënduar nga protesta, mes tyre një deputet dhe tre gazetarë

Ndaje në Whatsapp
Nëntë të lënduar nga protesta, mes tyre një deputet dhe

Nëntë persona janë raportuar të lënduar gjatë protestës së sotme në Tiranë, mes tyre deputeti Gjin Gjoni dhe gazetarët Freard Rista, Ardit Hoxha e Klevin Muka.

Sipas njoftimit paraprak të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, të përditësuar në orën 16:30, tetë persona kanë marrë trajtim në QSUT dhe Spitalin Universitar të Traumës.

Në QSUT janë paraqitur një deputet, një përfaqësues i medias dhe katër protestues. Të gjithë kanë lënë spitalin pas marrjes së trajtimit mjekësor.

Në Spitalin Universitar të Traumës kanë marrë ndihmë një efektiv policie dhe një përfaqësues i medias, të dy në gjendje të qëndrueshme.

 

Video

🔴Merr flakë polici: hedh molotov drejt protestuesve, ata ia kthejnë mbrapsht

Një vajzë është goditur në kokë pranë ish-hotel “Dajtit”, gjatë protestës në Tiranë. Në video shihet momenti pasi është rrëzuar dhe po merr ndihmën e protestuesve.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme