Sociale 22 October 2026, 09:50 Nga VNA

Kongresmeni amerikan Ritchie Torres: Dhuna e policisë ndaj protestuesve në Shqipëri është e papranueshme dhe duhet të marrë fund

Ndaje në Whatsapp
Kongresmeni amerikan Ritchie Torres: Dhuna e policisë ndaj protestuesve

Kongresmeni amerikan Ritchie Torres ka shprehur shqetësimin për dhunën ndaj protestuesve në Shqipëri, duke kërkuar respektimin e së drejtës për tubim paqësor dhe shtensionimin e situatës.

Në një reagim në rrjetet sociale, Torres i cilësoi të papranueshme veprimet e policisë ndaj protestuesve dhe bëri thirrje që dhuna të marrë fund.

“Jam thellësisht i shqetësuar nga shpërthimi i dhunës ndaj protestuesve në Shqipëri. Veprimet e ndërmarra nga Policia Shqiptare janë të papranueshme dhe duhet të marrin fund”, u shpreh ai.

Torres theksoi se qytetarët shqiptarë kanë të drejtë të protestojnë në mënyrë paqësore dhe se policia ka detyrimin ta respektojë këtë të drejtë, duke garantuar njëkohësisht shtetin e së drejtës.

“Situata duhet të shtensionohet për t’i dhënë fund dhunës alarmante”, shtoi kongresmeni amerikan.

Reagimi i tij vjen ndërsa protestat studentore vijojnë, me të rinjtë që kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Pakënaqësitë për tarifat e studimit, cilësinë e mësimdhënies dhe kushtet në konvikte janë ndër çështjet që kanë shoqëruar lëvizjen studentore.

Video

Studentët mblidhen para Kuvendit për të protestuar kundër qeverisë. Protesta përkon me seancën plenare, ndërsa policia ka vendosur barriera në rrugët përreth Parlamentit.

Pasi protestuesit thyen karriget e dialogut, Rama vendos gurë përpara Kryeministrisë. Këtë herë ka zgjedhur një ftesë më rezistente. Karriget u thyen dje dhe u hodhën drejt hyrjes së godinës nga të rinjtë që refuzojnë dialogun me të. Studentët dhe pedagogët vijojnë të kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit.

Një 37-vjeçar ka mbetur i plagosur rëndë pasi automjeti që drejtonte është përfshirë nga flakët gjatë natës së kaluar, në vendin e quajtur “Skërficë”, në aksin Kardhiq–Delvinë. Maridon Dhuli, banues në fshatin Fterrë të Bashkisë Himarë, udhëtonte me një automjet tip “Volkswagen Touran” kur ka shpërthyer zjarri. Si pasojë, ai ka pësuar djegie të shkallës së tretë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme