Sociale 21 October 2026, 11:17 Nga VNA

Pedagogët dhe studentët nisin marshimin drejt bulevardit, shpallin bojkot pa afat të mësimit

Ndaje në Whatsapp
Pedagogët dhe studentët nisin marshimin drejt bulevardit, shpallin

Pedagogët dhe studentët janë mbledhur këtë të mërkurë përpara Universitetit Politeknik të Tiranës, për të nisur një marshim paqësor në mbështetje të protestave studentore që po zhvillohen prej ditësh në vend.

Studentët kanë shpalosur në ambientet e universitetit një banderolë të madhe me mbishkrimin: “Rroftë rinia e lirë! Sot vendosim ne!”, duke përcjellë mesazhin e tyre të protestës.

Pas grumbullimit, pedagogët dhe studentët kanë nisur marshimin nga Universiteti Politeknik drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit”.

Ndërkohë, pedagogët kanë njoftuar bojkotimin e procesit mësimor duke nisur nga dita e sotme dhe deri në një njoftim të dytë.

Video

Pamjet e auditorit plot, ama, na i kurseu

Edhe pas 36 vitesh, fajin e ka populli dhe “armiqtë e huaj” Kjo video, e publikuar nga politologu Afrim Krasniqi, tregon se në Shqipëri politika i ndërron kostumet, por fjalimet i ruan për çdo rast. Retorika me të cilën pushteti u drejtohej të pakënaqurve në korrikun e vitit 1990 dëgjohet edhe sot ndaj studentëve, protestuesve dhe kritikëve të qeverisë. Pas 36 vitesh, sa kemi mësuar nga historia?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme