Sociale 21 October 2026, 08:53 Nga VNA

Protestat në Tiranë, pezullohet transporti publik

Ndaje në Whatsapp
Protestat në Tiranë, pezullohet transporti publik

Shërbimi i transportit publik qytetas në Tiranë është pezulluar përkohësisht, si pasojë e protestave të zhvilluara, bllokimit të akseve kryesore rrugore dhe situatës së krijuar, e cila ka penguar funksionimin normal të linjave të transportit publik në kryeqytet.

Kryetari i Shoqatës Kombëtare të Transportit Qytetas, z. Kostandin Foni, bën të ditur se, përveç ndërprerjeve të shërbimit dhe pamundësisë për realizimin e kilometrave të planifikuara, gjatë protestave janë shkaktuar edhe dëme materiale në mjetet e transportit publik.

Sipas vlerësimeve paraprake, deri në këto momente, dëmet e shkaktuara në flotën e autobusëve përllogariten në rreth 2 milionë lekë.

Kjo vlerë mbetet ende në proces evidentimi dhe verifikimi, ndaj shuma përfundimtare mund të ndryshojë në varësi të konstatimit të plotë të dëmtimeve.

Z. Foni thekson se pezullimi i përkohshëm i shërbimit është diktuar nga pamundësia për të garantuar qarkullimin normal dhe të sigurt të autobusëve, si dhe nga nevoja për të parandaluar dëmtime të mëtejshme të mjeteve dhe për të mbrojtur sigurinë e personelit dhe pasagjerëve.

Gjithashtu, rikthimi i qarkullimit rrugor në normalitet nuk nënkupton domosdoshmërisht rifillimin e menjëhershëm të shërbimit me kapacitet të plotë, pasi autobusët e dëmtuar kërkojnë kohën e nevojshme për riparim, kontroll teknik dhe rikthim në operim.

Pezullimi i transportit publik ndikon drejtpërdrejt në lëvizjen e qytetarëve që e përdorin çdo ditë këtë shërbim për të përmbushur nevojat e tyre të përditshme, përfshirë vajtjen në punë, institucione arsimore dhe shërbime të tjera.

Shoqata Kombëtare e Transportit Qytetas bën të ditur se rikthimi i plotë i shërbimit do të varet nga stabilizimi i situatës, garantimi i kushteve të sigurisë në qarkullim dhe përfundimi i ndërhyrjeve të nevojshme për riparimin e mjeteve të dëmtuara./Monitor

Video

Pamjet e auditorit plot, ama, na i kurseu

Edhe pas 36 vitesh, fajin e ka populli dhe “armiqtë e huaj” Kjo video, e publikuar nga politologu Afrim Krasniqi, tregon se në Shqipëri politika i ndërron kostumet, por fjalimet i ruan për çdo rast. Retorika me të cilën pushteti u drejtohej të pakënaqurve në korrikun e vitit 1990 dëgjohet edhe sot ndaj studentëve, protestuesve dhe kritikëve të qeverisë. Pas 36 vitesh, sa kemi mësuar nga historia?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme