
Ka nisur këtë të shtunë protesta e studentëve përpara Ministrisë së Arsimit në Tiranë, duke shënuar ditën e 12-të të tubimeve kundër qeverisë.
Studentët janë mbledhur përpara godinës së ministrisë, ku vijojnë të kërkojnë plotësimin e kërkesave të tyre. Tubimi ishte paralajmëruar të niste në orën 14:00.
Protesta e studentëve vjen menjëherë pas tubimit të Partisë Demokratike përpara Kryeministrisë. Mbështetësit e opozitës, pas rreth një ore protestë, marshuan drejt Ministrisë së Arsimit në shenjë mbështetjeje për studentët.






















