Kronika 24 October 2026, 13:15 Nga VNA

Policia paralajmëron masa para protestës: Personat e maskuar që ushtrojnë dhunë do të përballen me ligjin

Ndaje në Whatsapp

Policia paralajmëron masa para protestës: Personat e maskuar që

Policia e Shtetit ka shtuar masat e sigurisë për protestën e paralajmëruar këtë të shtunë, pas thirrjeve në rrjetet sociale për përdorimin e dhunës ndaj efektivëve dhe dëmtimin e pronës publike e private.

Në një deklaratë për mediat, Albert Nushi, shef i Sektorit të Drejtimit në Departamentin për Sigurinë Publike, bëri të ditur se janë konstatuar thirrje për grumbullimin e personave të maskuar, të pajisur me bomba molotov, lëndë piroteknike, shkopinj, gurë dhe sende të tjera të forta.

Sipas Policisë, gjatë ditës së djeshme dhe orëve të para të mëngjesit janë evidentuar gjithashtu thirrje për sulme ndaj efektivëve, djegien e automjeteve të Policisë dhe shkatërrimin e pronës.

Për këto raste ka nisur procedimi penal, ndërsa strukturat e specializuara po punojnë për identifikimin e personave përgjegjës.

Policia paralajmëroi se çdo person që do të përpiqet të përdorë protestën për akte dhune do të identifikohet dhe do të përballet me ligjin, pavarësisht nëse është i maskuar.

Autoritetet u bënë thirrje protestuesve të distancohen nga personat e dhunshëm, ndërsa prindërve u kërkuan të mos lejojnë fëmijët të marrin pjesë në tubime ku mund të rrezikohet siguria e tyre.

Një apel iu drejtua edhe gazetarëve dhe operatorëve mediatikë, të cilëve iu kërkua të respektojnë perimetrat e sigurisë dhe udhëzimet e efektivëve në terren.

Policia theksoi se e drejta për të protestuar paqësisht do të garantohet, por nuk do të tolerohen sulmet ndaj punonjësve të Policisë apo dëmtimi i pronës. Sipas autoriteteve, çdo ndërhyrje do të kryhet në përputhje me ligjin dhe parimin e proporcionalitetit.

Video

Simpatizantët e PD u vënë flakën shilteve para Kryeministrisë.

Nëna e fëmijës 4-vjeçar që u dhunua nga edukatorja ka denoncuar rastin.

Një qytetare i përgjigjet thirrjes së Ramës për dialog me një pasqyrë që mban mbishkrimin “Dorëheqje” dhe e vendos te “sofra” para Kryeministrisë.

Lamine Yamal ndez atmosferën te Barcelona para El Clasicos! Talenti spanjoll dhuroi spektakël në stërvitjen e fundit, duke kaluar me lehtësi disa bashkëlojtarë me driblimet e tij dhe duke e përmbyllur aksionin me një gol fantastik. Paraqitja e tij u prit me duartrokitje dhe ovacione nga lojtarët e Barcelonës, të cilët shpresojnë që Yamal të bëjë diferencën edhe në përballjen e madhe ndaj rivalit të përjetshëm. Barcelona-Real Madrid luhet nesër, të dielën, në orën 21:00, në “Spotify Camp Nou”, në një sfidë ku pritet spektakël dhe emocione të mëdha.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme