
Mbështetësit e Partisë Demokratike janë mbledhur këtë të shtunë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, për t'iu bashkuar protestës kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama.
Protesta, e thirrur nga kryetari i PD-së, Sali Berisha, nisi në orën 12:00. Fillimisht, demokratët u grumbulluan pranë selisë së partisë, për të marshuar më pas drejt Kryeministrisë, ku kërkuan dorëheqjen e kreut të qeverisë.
Gjatë tubimit pati edhe momente tensioni, pasi disa protestues u vunë flakën shilteve që kryeministri Edi Rama kishte vendosur mëngjesin e sotëm përpara Kryeministrisë, si pjesë e ftesës së tij për dialog me studentët.
Protesta e demokratëve zhvillohet në mbështetje të studentëve, të cilët prej 12 ditësh vijojnë tubimet kundër qeverisë dhe kërkojnë largimin e kryeministrit Rama.
Ndërkohë, në orën 14:00 është paralajmëruar protesta kombëtare e studentëve, ku pritet të marrin pjesë edhe të rinj nga qytete të ndryshme të vendit.






















