
Pas rreth një ore protestë përpara Kryeministrisë, mbështetësit e Partisë Demokratike kanë nisur marshimin drejt Ministrisë së Arsimit, ku pritet t'u bashkohen studentëve që protestojnë kundër qeverisë.
Gjatë tubimit para Kryeministrisë, disa protestues i vunë flakën ulëseve të vendosura nga kryeministri Edi Rama në kuadër të ftesës së tij për dialog me studentët.
Ndërkohë, pranë Ministrisë së Arsimit janë grumbulluar studentët, të cilët prej 12 ditësh vijojnë protestat e tyre.
Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, ndërsa tubimi i kësaj të shtune ka marrë mbështetjen edhe të opozitës.






















