Mbështetës të Partisë Demokratike nga Shkodra dhe katër bashki të tjera të veriut janë nisur këtë të shtunë drejt Tiranës, për të marrë pjesë në protestën kombëtare të organizuar kundër qeverisë.
Mobilizimi përfshin demokratët e Shkodrës, Malësisë së Madhe, Vaut të Dejës, Pukës dhe Fushë-Arrëzit, të cilët janë organizuar nga strukturat vendore të PD-së për të udhëtuar drejt kryeqytetit.
Përgatitjet për pjesëmarrjen në tubim janë bërë paraprakisht, ndërsa mbështetësit e opozitës janë grumbulluar në pika të caktuara për t'u nisur drejt Tiranës.
Edhe deputeti demokrat Kliti Hoti ka bërë thirrje për pjesëmarrje masive, duke u kërkuar qytetarëve të bashkohen në protestën kundër qeverisë së Edi Ramës.
Demokratët e veriut do t'u bashkohen protestuesve të ardhur nga zona të ndryshme të Shqipërisë, në tubimin që do të zhvillohet sot në kryeqytet.






















