Politika 24 October 2026, 11:33 Nga VNA

Rama kërkon dorëheqjen e drejtorëve, po Elira Kokona? Çfarë ndodh me drejtuesen e Korporatës që administron pronat shtetërore?

Ndaje në Whatsapp
Rama kërkon dorëheqjen e drejtorëve, po Elira Kokona?

Vala e dorëheqjeve e nisur me kërkesë të kryeministrit Edi Rama ka përfshirë drejtues të institucioneve dhe kompanive shtetërore, nga Tatimet e Doganat te KESH, OST dhe Albpetrol. Por ndërsa emrat e drejtorëve që kanë paraqitur dorëheqjen po bëhen publikë, një tjetër emër mbetet jashtë listës së konfirmuar: Elira Kokona, drejtoresha ekzekutive e Korporatës Shqiptare të Investimeve (AIC).

Deri më tani nuk ka një njoftim publik që Kokona të ketë paraqitur dorëheqjen, por as një sqarim nëse kërkesa e kryeministrit përfshin edhe drejtuesen e kësaj korporate shtetërore.

Dhe nuk bëhet fjalë për një institucion dosido.

Korporata Shqiptare e Investimeve është një shoqëri në pronësi të shtetit, e krijuar për të administruar dhe zhvilluar asete publike, përmes projekteve të investimit dhe bashkëpunimit me kapitalin privat.

Kokona drejton këtë korporatë që prej tetorit të vitit 2023, pasi më parë ka mbajtur detyrën e Sekretares së Përgjithshme të Kryeministrisë.

Ndërkohë, dorëheqjet e raportuara në institucione të tjera shtetërore kanë përfshirë edhe administratorë shoqërish publike. Kjo e bën të nevojshëm një sqarim mbi kriteret që përcaktojnë se cilët drejtues duhet të paraqesin dorëheqjen dhe cilët përjashtohen nga procesi.

A i është kërkuar dorëheqja Elira Kokonës? A e ka paraqitur ajo një kërkesë të tillë? Apo Korporata Shqiptare e Investimeve nuk përfshihet në këtë proces?

Këto janë pyetje që kërkojnë përgjigje nga qeveria dhe institucionet përgjegjëse.

Sepse nëse dorëheqjet janë pjesë e një procesi të përgjithshëm vlerësimi të drejtuesve shtetërorë, publiku duhet të dijë jo vetëm kush është larguar, por edhe mbi çfarë kriteresh përcaktohet se kush duhet t’i nënshtrohet këtij vlerësimi.

Kujtojmë se Korporata Shqiptare e Investimeve është nën varësinë e Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.

Lexo gjithashtu

Video

Nëna e fëmijës 4-vjeçar që u dhunua nga edukatorja ka denoncuar rastin.

Një qytetare i përgjigjet thirrjes së Ramës për dialog me një pasqyrë që mban mbishkrimin “Dorëheqje” dhe e vendos te “sofra” para Kryeministrisë.

Lamine Yamal ndez atmosferën te Barcelona para El Clasicos! Talenti spanjoll dhuroi spektakël në stërvitjen e fundit, duke kaluar me lehtësi disa bashkëlojtarë me driblimet e tij dhe duke e përmbyllur aksionin me një gol fantastik. Paraqitja e tij u prit me duartrokitje dhe ovacione nga lojtarët e Barcelonës, të cilët shpresojnë që Yamal të bëjë diferencën edhe në përballjen e madhe ndaj rivalit të përjetshëm. Barcelona-Real Madrid luhet nesër, të dielën, në orën 21:00, në “Spotify Camp Nou”, në një sfidë ku pritet spektakël dhe emocione të mëdha.

Dash Sula, zbulon se Edi Rama është kundër punësimeve nepotike. Si provë, na sjell një mesazh nga vetë Rama, pasi një zyrtar i lartë i PS-së i kishte kërkuar të bënte drejtor të birin. Nga sa kuptohet, Sula po priste të merrte vesh ç’mendonte kryeministri. Se po të ishte për meritokracinë, përse duhej pyetur Rama? © Top Channel

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme