Politika 24 October 2026, 11:57 Nga VNA

Në mëngjes i fton për dialog, pak orë para protestës Rama sulmon studentët: Pas tyre qëndrojnë krimi dhe duart e huaja

Ndaje në Whatsapp

Në mëngjes i fton për dialog, pak orë para protestës

Pak orë përpara protestës kombëtare që pritet të mbledhë mijëra qytetarë në Tiranë, kryeministri Edi Rama ka ashpërsuar sërish gjuhën ndaj protestuesve, duke hedhur akuza për përfshirje të krimit të organizuar, financime të huaja dhe grupe të radikalizuara në protestat e ditëve të fundit.

Qëndrimi i kreut të qeverisë bie në kontrast me ftesën për dialog që ai u përsëriti studentëve mëngjesin e sotëm. Madje, për t'i pritur përpara Kryeministrisë, Rama kishte vendosur edhe një sofër prej guri, të rrethuar me shilte. Por, ndërsa sofra qëndron gati për bisedime, retorika e kryeministrit ndaj protestuesve duket se shkon në drejtim të kundërt.

Rama përsëriti deklaratat e ti se përshkallëzimi i dhunës gjatë protestave nuk ka qenë spontan, por i organizuar prej muajsh. Sipas tij, Policia e Shtetit disponon informacione për futjen në Shqipëri të maskave dhe lëndëve eksplozive, si dhe për përfshirjen e grupeve të lidhura me rrjetin Antifa.

Kryeministri ka shkuar edhe më tej, duke deklaruar se një pjesë e personave të përfshirë në aktet e dhunës janë financuar nga krimi i organizuar dhe forca të huaja. Ai ka drejtuar akuza edhe ndaj Partisë Demokratike, të cilën e bën përgjegjëse për përshkallëzimin e situatës.

Rama gjithashtu ka pranuar se kërkesat e studentëve për kushte më të mira janë legjitime, por në vend të dorëheqjes, ai ka bërë thirrje për të folur dhe për gjetur zgjidhje.

Shefi i qeverisë pati dhe një paralajmërim të fortë për ata që, sipas tij, nxisin apo ushtrojnë dhunë gjatë tubimeve. Kryeministri deklaroi se reagimi i shtetit do të jetë i gjatë dhe këmbëngulës, duke theksuar se askush nuk mund ta gjunjëzojë atë përmes dhunës. 

"Ata që i bëjnë jehonë dhunës duhet të kuptojnë se aq sa intensiv ishte terrori urban dhe mbi bizneset, aq do të jetë e zgjatur dhe këmbëngulëse ajo që vjen nga ana e shtetit. Kush mendon se gjunjëzon shtetin, bën kalkulimin e gabuar. Kush fshihet pas masës së studentit, mund të sjellë këtu terrorin urban, duhet ta ketë të qartë, s’do t’ia dalë, por do të paguajë. Që nga penalja për ushtrim të dhunës deri te fatura financiare”, tha ai.

Sjellja e dyfishtë e kreut të qeverisë ngre pikëpyetje mbi seriozitetin e ftesës së tij për dialog. Nga njëra anë, Rama u kërkon studentëve të ulen në tryezë, ndërsa nga ana tjetër përdor një gjuhë të ashpër për protestat, duke i lidhur aktet e dhunës me krimin dhe interesa të huaja.

Deklaratat vijnë në një moment kur lëvizja studentore ka hyrë në ditën e 12-të dhe protesta e sotme pritet të ketë pjesëmarrje edhe më të madhe që nga pedagogët, artistët, përfaqësuesit e bizneseve dhe mbështetës të opozitës.

Lexo gjithashtu

Video

Nëna e fëmijës 4-vjeçar që u dhunua nga edukatorja ka denoncuar rastin.

Një qytetare i përgjigjet thirrjes së Ramës për dialog me një pasqyrë që mban mbishkrimin “Dorëheqje” dhe e vendos te “sofra” para Kryeministrisë.

Lamine Yamal ndez atmosferën te Barcelona para El Clasicos! Talenti spanjoll dhuroi spektakël në stërvitjen e fundit, duke kaluar me lehtësi disa bashkëlojtarë me driblimet e tij dhe duke e përmbyllur aksionin me një gol fantastik. Paraqitja e tij u prit me duartrokitje dhe ovacione nga lojtarët e Barcelonës, të cilët shpresojnë që Yamal të bëjë diferencën edhe në përballjen e madhe ndaj rivalit të përjetshëm. Barcelona-Real Madrid luhet nesër, të dielën, në orën 21:00, në “Spotify Camp Nou”, në një sfidë ku pritet spektakël dhe emocione të mëdha.

Dash Sula, zbulon se Edi Rama është kundër punësimeve nepotike. Si provë, na sjell një mesazh nga vetë Rama, pasi një zyrtar i lartë i PS-së i kishte kërkuar të bënte drejtor të birin. Nga sa kuptohet, Sula po priste të merrte vesh ç’mendonte kryeministri. Se po të ishte për meritokracinë, përse duhej pyetur Rama? © Top Channel

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme