
Një edukatore përfundoi në prangat e policisë, pas denoncimit të nënës së një 4-vjeçari, të cilin dyshohet se ajo e kishte dhunuar.
Burime nga policia e Korçës bënë me dije se nëna e fëmijës denoncoi se ndaj fëmijës së saj ishte ushtruar dhunë në kopsht, pasi prej disa ditësh ai shfaqte gjendje jo të mirë shëndetësore.
Më tej, ajo u tha hetuesve se fëmija 4-vjeçar i kishte treguar se e kishte goditur edukatorja, që tashmë ndodhet në pranga, nën dyshimet për veprën penale të “Keqtrajtimit të të miturve”.
Policia e Korçës, në kuadër të hetimit, ka marrë dëshmi, por edhe po bën këqyrjen e pamjeve filmike të kamerave të kopshtit.






















