
Sot pritet të mbahet një protestë kombëtare, ku do të marrin pjesë studentë, pedagogë dhe përfaqësues të bizneseve. Ndërkohë, kryeministri Edi Rama vijon të këmbëngulë në ftesën e tij për dialog me studentët.
Në pamjet e publikuara nga vetë Rama, shihet se këtë herë kreu i qeverisë ka zgjedhur një mënyrë tjetër për t'i ftuar studentët në bisedime. Para Kryeministrisë është vendosur një sofër e madhe prej guri, e rrethuar me shilte.
Më herët, Rama kishte vendosur karrige dhe stola prej guri përpara godinës së Kryeministrisë, në përpjekje për të zhvilluar një takim me studentët. Megjithatë, këta të fundit i kanë refuzuar vazhdimisht ftesat për dialog.






















