Kronika 24 October 2026, 08:44 Nga VNA

Sot protestë kombëtare në Tiranë, studentëve u bashkohen pedagogët, mjekët, artistët dhe diaspora

Ndaje në Whatsapp

Sot protestë kombëtare në Tiranë, studentëve u

Studentët nga e gjithë Shqipëria pritet të mblidhen sot, më 24 tetor, në Tiranë, për një protestë kombëtare përpara Kryeministrisë. Tubimi vjen në ditën e 12-të të protestave studentore, ndërsa lëvizja po merr mbështetje edhe nga grupe të tjera të shoqërisë.

Në mbështetje të studentëve kanë njoftuar pjesëmarrjen pedagogë, mjekë, artistë, përfaqësues të bizneseve dhe sindikatave. Thirrje për solidarizim janë bërë edhe ndaj shqiptarëve të diasporës.

Sipas organizimit të paralajmëruar, pedagogët pritet të mblidhen në orën 10:00 pranë Universitetit Politeknik, ndërsa artistët dhe punonjësit e kulturës janë ftuar të dalin përpara Kryeministrisë në orën 11:00. Në orën 14:00 është parashikuar bashkimi i grupeve studentore në protestën kryesore.

Ndërkohë, Partia Demokratike u ka bërë thirrje strukturave dhe mbështetësve të saj që në orën 12:00 të dalin në mbështetje të protestës së studentëve.

Mobilizimi është shtrirë edhe në qytete të tjera të vendit, nga ku studentët pritet të udhëtojnë drejt kryeqytetit për t'iu bashkuar tubimit.

Protesta e sotme synon të zgjerojë lëvizjen studentore përtej universiteteve, duke bashkuar në një tubim të vetëm të rinj, profesionistë dhe qytetarë që kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit dhe kushte më të mira jetese.

Video

Lamine Yamal ndez atmosferën te Barcelona para El Clasicos! Talenti spanjoll dhuroi spektakël në stërvitjen e fundit, duke kaluar me lehtësi disa bashkëlojtarë me driblimet e tij dhe duke e përmbyllur aksionin me një gol fantastik. Paraqitja e tij u prit me duartrokitje dhe ovacione nga lojtarët e Barcelonës, të cilët shpresojnë që Yamal të bëjë diferencën edhe në përballjen e madhe ndaj rivalit të përjetshëm. Barcelona-Real Madrid luhet nesër, të dielën, në orën 21:00, në “Spotify Camp Nou”, në një sfidë ku pritet spektakël dhe emocione të mëdha.

Dash Sula, zbulon se Edi Rama është kundër punësimeve nepotike. Si provë, na sjell një mesazh nga vetë Rama, pasi një zyrtar i lartë i PS-së i kishte kërkuar të bënte drejtor të birin. Nga sa kuptohet, Sula po priste të merrte vesh ç’mendonte kryeministri. Se po të ishte për meritokracinë, përse duhej pyetur Rama? © Top Channel

Shqipëri, 2026. Fëmijë që dalin nga burgu. Credits: myzyrajisa

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme