Politika 13 July 2025, 10:23 Nga VNA

Rama nuk tërihqet nga ideja për krijimin e mikroshtetit bektashi

Ndaje në Whatsapp
Rama nuk tërihqet nga ideja për krijimin e mikroshtetit bektashi

Kryeministri Edi Rama nuk i ndahet idesë për krijimin e shtetit Bektashi në Shqipëri. Në një intervistë për dokumentarin të gazetarit britanik Robert Hackma, Rama konfirmoi se mikroshteti bektashi që ai shpalli në Kombet e Bashkuara do të ngrihet në territorin ku ndodhet aktualisht Kryegjyshata Botërore Bektashiane, në Tiranë.

“Është vetëm një sipërfaqe e vogël toke, pak hektarë, që ata tashmë e zotërojnë dhe ku kanë qendrën e tyre. Por për Shqipërinë është një pjesë shumë e çmuar e trashëgimisë kombëtare, ndërsa për komunitetin është një garanci që ai do të vazhdojë të ekzistojë pa u zhdukur,” – u shpreh Rama.

Rama shpjegon se kjo nismë nuk është thjesht simbolike, por një mënyrë për të mbrojtur dhe ruajtur një nga thesaret më të çmuara shpirtërore të Shqipërisë.

Kujtojmë se kundër kësaj ideje është shprehur Turqia. Para disa ditësh, me një kërkesë zyrtare shteti turk ka kërkuar nga Shqipëria të mos avancojë me idenë e krijimit të një shteti bektashi.

Video

Një video e filmuar gjatë Javës së Modës në Londër i ka hapur dyert e modelingut 24-vjeçarit Soufian Boucetta, i cili punonte si roje sigurie në një sfilatë të Simone Rocha. I riu nga Spanja tërhoqi vëmendjen pasi një përdoruese publikoi pamjet e tij, duke shkruar me shaka se roja ia kishte rrëmbyer vëmendjen koleksionit. Videoja kaloi 900 mijë shikime dhe ai nisi të merrte oferta nga agjenci modelingu në Milano, Paris dhe SHBA. Boucetta vendosi të qëndrojë në Britani dhe nënshkroi kontratë me agjencinë londineze PRM Model Agency. Ai tregon se prej vitesh njerëzit i thoshin se kishte pamjen e një modeli, por nuk e kishte marrë seriozisht këtë mundësi. Para punës në siguri kishte punuar në ndërtim, ndërsa më vonë shërbeu pranë emrave të njohur si Rihanna, Dwayne Johnson dhe Jason Statham.

Bota në një minutë

Nis me përqafime puna në komisionet parlamentare

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme