Politika 12 July 2025, 22:48 Nga VNA

Premtimet e Edi Ramës në Theth një vit më parë: Çfarë u premtoi vjet dhe çfarë po ndodh sot?

Ndaje në Whatsapp
Premtimet e Edi Ramës në Theth një vit më parë:

 

Gati një vit më parë, në qershor të vitit 2024 kryeministri Edi Rama në takim me banorët e Thethit foli dhe për zhvillimin e zonës dhe ndërtimet. Ai shpërndau rreth 200 tituj pronësie ndërsa për pronat dhe ndërtimet e tjera premtoi se do të gjendet një zgjidhje.

“Janë gati 200 tituj pronësie, një pjesë e vogël e të cilëve mund të shpërndahen menjëherë. Pjesën tjetër do të mund ta merrni gjatë ditës”, tha Rama para banorëve të Thethit. Sipas tij ishin edhe 90 tituj të tjerë për një pjesë tjetër të zonës. Për 40 prej tyre, është e nevojshme që Bashkia e Shkodrës të bëjë një ndryshim në studimin urbanistik të zonës. “Kjo është një çështje me natyrë ligjore, por jo e vështirë, dhe besoj se ky ndryshim do të përfundohet nga autoritetet brenda muajit shtator”, deklaronte kryeministri një vit më parë. Ndërsa për problematikën që sot është shndërruar në temën e debatit të ditës, ai do të deklaronte:

“Sa i përket 50 titujve të tjerë, problematika lidhet me ndërtimet e kryera në pronat përkatëse jashtë afatit të lejuar nga ligji ekzistues për legalizimet. Natyrisht, do të punojmë për të gjetur një zgjidhje të posaçme për të gjithë ata që ndodhen në këtë situatë, ku pamundësia për të marrë leje ka qenë objektive.”

“Së dyti, është çështja e gjobave. Shumë prej tyre janë vendosur për ndërhyrje ose ndërtime në truallin apo banesat ekzistuese, shpesh të nevojshme për të zhvilluar ekonomi përmes turizmit. Këto ndërtimet nuk janë bërë jashtë vullnetit për të respektuar ligjin, por për shkak të kufizimeve që vijnë nga fakti që zona figuron si zonë e mbrojtur natyrore.”

“Qeveria do të falë të gjitha këto gjoba.”

Me gjasë vetë Edi Rama nuk e mban mend se çfarë ka premtuar një vit më parë në prag të fushatës elektorale. As ai as Benet Beci nuk mbajnë më asnjë përgjegjësi për premtimet dhe as për katandisjen e Thethit tashmë në një zonë që do kohë të marrë veten e t’i rikthehet industrisë së turizmit. Sepse kur është fjala për premtime elektorale, ligji shihet si diçka në duart e Maliqit për të mbledhur vota. Dhe pas zgjedhjeve gjithçka harrohet: që nga certifikatat e pronësisë, zhvillimi i turizmit apo dhe falja e gjobave. Sot gjobën e paguan Thethi dhe banorët e tij.

Video

Kur pa të zonjën të shtrirë në rrugë pas aksidentit, qenushi vetëm 6 muajsh nuk u largua. Ai vrapoi drejt shtëpisë, gjeti bashkëshortin e saj dhe me lehje e tërheqje nga rrobat e bindi ta ndiqte deri në vendin e ngjarjes, duke bërë të mundur që gruaja të merrte ndihmë në kohë. Historia ka bërë xhiron e rrjetit. Lexoni lajmin e plotë në linkun në koment⬇️

Në Gjykatën e Tiranës do të caktohet masa e sigurisë për shtetasen turke Juldie Yazici, e cila u arrestua më 5 gusht nga policia në Rinas. Shtetasja turke rezulton e dënuar me 4 vite e 2 muaj burg nga Gjykata e Stambollit për veprat “Dhënia e ndihmës logjistike për organizatë terroriste” dhe “Pjesëmarrja në grupe terroriste”. Julide Yazici u ndalua me qëllim ekstradimin drejt Turqisë. Në gjykatë është paraqitur një avokat shqiptar, si dhe një avokat turk. Ky i fundit ka njoftuar edhe ambasadën franceze, për shkak se gruaja ka leje qëndrimi në Francë. Në mediat turke thuhet se mësuesja ka marrë pjesë në protestat kundër Presidentit Erdogan.

Kur pa të zonjën të shtrirë në rrugë pas aksidentit, qenushi vetëm 6 muajsh nuk u largua. Ai vrapoi drejt shtëpisë, gjeti bashkëshortin e saj dhe me lehje e tërheqje nga rrobat e bindi ta ndiqte deri në vendin e ngjarjes, duke bërë të mundur që gruaja të merrte ndihmë në kohë. Historia ka bërë xhiron e rrjetit. Lexoni lajmin e plotë në linkun në koment⬇️

Pamje të pazakonta janë regjistruar në qytetin Norfolk, në shtetin amerikan të Virxhinias, ku një burrë u filmua duke lëvizur me jet ski nëpër rrugët e përmbytura pas reshjeve të dendura që goditën zonën të martën. Videoja është bërë virale në rrjetet sociale, duke treguar se niveli i ujit ishte aq i lartë sa rrugët u shndërruan në “kanale”, duke i dhënë drejtuesit të jet ski-t mundësinë të zëvendësonte makinën me mjetin ujor.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme