Editorial 30 Prill 2025, 19:59 Nga VNA

Pse drejtori i BKH kërkon një mandat të dytë “në tavolinë”?

Ndaje në Whatsapp
Pse drejtori i BKH kërkon një mandat të dytë “në

Debati mbi riemërimin e Drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) po ngre pikëpyetje të rëndësishme jo vetëm mbi procedurën, por edhe mbi qëllimin dhe parimet themelore të kontrollit institucional. Në kohën kur fushata elektorale është në kulmin e saj dhe vëmendja është e fokusuar te politika, Aida Hajnaj, drejtuese e BKH-së, po tenton qartësisht riemërimin në detyrë duke anashkaluar procedurën e përcaktuar nga ligji dhe duke përdorur si artifice ligjore interpretimin sipas gustos së saj të procedurës për zgjedhjen e kreut të BKH-së.

Në qendër të debatit është një tentativë e qartë për ta kthyer një proces rigoroz vlerësimi profesional në një formalitet të komanduar, me synimin që një drejtues i vetëm të mbajë pozicionin pa konkurrencë reale dhe pa rivlerësim të vërtetë.

Ligji e përcakton qartë. Drejtori i BKH, kur kërkon një mandat të dytë, ka “të drejtë riemërimi” (Neni 33/2, fjalia e fundit). Kjo nuk do të thotë që ai “rimërohet automatikisht”. Kjo dispozitë i jep vetëm të drejtën që të mund të aplikojë për riemërim, duke iu nënshtruar procedurave si gjithë kandidatët e tjerë në një garë të hapur dhe transparente. Ai nuk përjashtohet nga procesi i vlerësimit të përmbushjes së kushteve të sigurisë dhe aftësive profesionale (Neni 33 pika 3 dhe Neni 34 pika 1). Sipas ligjit, ai duhet të kalojë sërish 7 fazat e përzgjedhjes, të zhvilluara nga një komision i përbërë vetëm nga prokurorë të SPAK, të vetmit që e njohin nga afër punën e tij, që bashkëpunojnë me të çdo ditë dhe mund të japin një vlerësim të drejtë, objektiv dhe profesional.

Ky është një mekanizëm i ndërtuar me kujdes nga ligjvënësi për të garantuar parimin e kontrollit të ndërsjellë (checks and balances) dhe për të shmangur pikërisht atë që sot duket se po tentohet – një mandat të dytë të negociuar “në tavolinë”, jashtë filtrave të brendshëm të institucionit. Ligji nuk parashikon që drejtori të “vetëvlerësohet” apo të kalojë formalisht fazat i vetëm për t’iu propozuar Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP). Përkundrazi, ai duhet të vlerësohet nga një komision i jashtëzakonshëm për nga ekspertiza dhe afërsia profesionale, që përbëhet vetëm nga prokurorë të SPAK – jo rastësisht, por sepse drejtori i BKH-së është pjesë e strukturës së tyre funksionale dhe bashkëpunon ngushtësisht në hetimet komplekse kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Nga ana tjetër, KLP ka rolin e emërimit formal përfundimtar mbi kandidaturën e vetme që Komisioni i Posaçëm (Drejtuesi i Prokurorisë dhe 2 prokurorë të tjerë me më shumë eksperiencë (Neni 33/2)) i rekomandojnë KLP-së. Kjo del nga fakti që KLP-së i paraqitet vetëm 1 (një) kandidaturë për Drejtor të BKH. KLP nuk ka marrëdhënie pune me Drejtorin e BKH-së, nuk e mbikëqyr, nuk e vlerëson dhe nuk ka në përbërje përfaqësues të policisë apo të hetuesisë që të kuptojnë natyrën e detyrës së tij. Prandaj ligji i kufizon kompetencat e KLP-së në këtë rast vetëm në aktin e miratimit të vendimit rekomandues që merr komisioni i prokurorëve të SPAK.

Kjo varësi hierarkike e caktuar në ligj lidhur me emërimin është në harmoni edhe me funksionin e hetuesve të BKH-së dhe funksionin e prokurorëve të SPAK përgjatë procesit hetimor. Rregulli i përcaktuar në Kodin e Procedurës Penale është se hetimet kryhen nga prokurorët, ndërsa hetuesit e BKH-së (që janë oficerë të policisë gjyqësore) janë të detyruar t’i ekzekutojnë.

Kjo skemë e funksionimit të brendshëm përgjatë procesit penal është reflektuar edhe në procesin organizativ SPAK-BKH, ku e para është në pozicion të epërm ndaj BKH-së me synimin për të mos krijuar ngërçe artificiale që do të mund të dëmtonin edhe vetë mbarëvajtjen e hetimeve në një proces penal.

Gjithçka do të ishte në rrugën normale të procedurës, nëse drejtuesja aktuale e BKH-së, zonja Hajnaj, nuk do të tentonte të shmangte procedurën e vlerësimit nga komisioni i prokurorëve të SPAK. Dhe këtu lind pyetja legjitime: Pse dëshiron një drejtues të shmangë vlerësimin nga kolegët e tij të përditshëm? Pse kërkon që një organ që nuk e njeh dhe nuk punon me të, ta riemërojë si një akt formal?

A ka pasur mosmarrëveshje apo, dhe më keq, përplasje mes prokurorëve të SPAK dhe drejtueses së BKH-së gjatë kësaj periudhe bashkëpunimi? Cilat janë arsyet e vërteta përse dëshiron të shmangë vlerësimin real dhe profesional nga kolegët e SPAK? Dhe çfarë precedentësh krijon një proces i tillë për besueshmërinë e institucioneve të drejtësisë së re?

Sepse, pa një garë të vërtetë dhe të përcaktuar në ligj, këto përpjekje ngjajnë më shumë me tentativën e zakonshme të disa zyrtarëve të lartë të shtetit shqiptar që zor se shqiten nga karrigia kur mbaron mandati. Që përdorin çdo artifice ligjore apo kulisë politike për të mbajtur padrejtësisht një pozicion për të cilin së paku duhet të garojnë. E për më shumë, duhet të bashkëpunojnë me ata që kanë përballë.

Video

Donald Trump u përplas me ambasadorin e Australisë në Shtetet e Bashkuara, Kevin Rudd, gjatë një deklarate me gazetarët që mbulonin vizitën e kryeministrit australian Tony Albanese në Uashington. Gjatë konferencës, një gazetar australian e pyeti presidentin amerikan nëse kishte ndonjë shqetësim në lidhje me qeverinë australiane — veçanërisht për shkak të komenteve kritike që Rudd kishte bërë në të kaluarën për të, kohë kur ai shërbente si kryeministër. Trump reagoi menjëherë duke thënë: “As mua nuk më pëlqen, dhe ndoshta nuk do të më pëlqesh kurrë.” Komentet kritike të Rudd ndaj Trump datojnë në vitin 2020, kur ai e kishte cilësuar atë në rrjetet sociale si “presidentin më shkatërrues në histori”. Postimi u fshi më vonë, por duket se nuk është harruar nga presidenti amerikan.

Një tornado e fuqishme ka goditur rajonin Val d’Oise, në veri të Parisit, ku një person ka humbur jetën dhe disa të tjerë janë plagosur. Pamje të publikuara në rrjetet sociale tregojnë momentin kur dy vinça gjigantë rrëzohen nga forca e erës, ndërsa dëmet materiale në zonat e prekura janë të konsiderueshme. Tornado e rrallë për këtë rajon ka shkaktuar panik në disa zona të periferisë së Parisit, ndërsa ekipet e emergjencës janë në terren për të ndihmuar të prekurit dhe për të vlerësuar shkallën e dëmeve. Autoritetet u kanë bërë thirrje banorëve të qëndrojnë të sigurt dhe të shmangin lëvizjet e panevojshme derisa situata të stabilizohet.

Një granatë dore e periudhë së Luftës ka shpërthyer sot në fshatin Gështenjas të Pogradecit, duke plagosur një 49-vjeçar. Gentian Yzellari po punonte në oborrin e banesës së tij kur gjatë punës me një mjet bujqësor ka aktivizuar aksidentalisht një granatë dore që ndodhej nën tokë. Si pasojë e shpërthimit, ai ka pësuar dëmtime në trup dhe në fytyrë. Yzellari po merr trajtim mjekësor në Spitalin e Pogradecit dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë që po shqyrtohet mundësia e transportimit të tij drejt Tiranës për mjekim më të specializuar.

Një avion i kompanisë Air China u detyrua të bënte një ulje emergjente pasi një bateri brenda në një çantë dore shpërtheu në flakë gjatë fluturimit. Incidenti ndodhi në një linjë ajrore që udhëtonte nga aeroporti i Hangzhou drejt Koresë së Jugut, duke shkaktuar panik mes pasagjerëve. Një pasagjer tha se dëgjoi një shpërthim të fortë disa sekonda para se të shpërthente zjarri në ndarjen e sipërme të bagazheve. Pavarësisht situatës së rrezikshme dhe tymit që mbushi kabinën, asnjë pasagjer nuk u lëndua, ndërsa piloti realizoi një ulje të sigurt emergjente. Kompania tha se po heton shkakun e incidentit dhe do të forcojë kontrollet për pajisjet elektronike në bord.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme