Editorial 13 April 2025, 10:13 Nga VNA

Kur mbjell banalitet do të korrësh dhunë

Ndaje në Whatsapp
Kur mbjell banalitet do të korrësh dhunë

Një akt i shëmtuar dhune u transmetua mbrëmë live në TCH, gjatë spektaklit “Big Brother VIP”. Një nga konkurrentet e skualifikuar, Jozi, ka goditur një tjetër konkurrent nga Kosova, Gjestin. Stafi i televizionit u distancua nga ky akt duke ofruar një tjetër spektakël: shoqërimin e konkurrentit dhunues nga policia.

Por nëse një akt i tillë nuk mund të parashikohet në një transmetim live, a mundet të paktën një media ta parandalojë shfaqjen e dhunës në ekranet tona? A ishte vërtet kaq e papritur shfaqja e dhunës në këtë spektakël? Apo duhet të përgatitemi që dhuna të jetë tashmë një pjesë e zakonshme e këtyre formateve?

Duke ndjekur me kujdes ecurinë e këtij spektakli banal, ku përplasjet mes “banorëve”, sherret pa thelb dhe debatet vulgare janë bërë normë, kuptohet se dhuna është vetëm një rrjedhojë e pritshme. Një spektakël si BBV që mbledh audiencë të lartë nuk ka detyrimisht për mision edukimin e publikut, por së paku, në respekt të audiencës, duhet të përpiqet të orientojë shikuesit drejt vlerave.

Kur për javë të tëra mesazhi i vetëm i “Big Brother VIP” është banaliteti dhe vulgariteti, dhuna nuk mund të jetë një “surprizë” për skenaristët, të cilët, me këtë rast, kanë shtuar klikimet, shumëfishuar fitimet dhe ofruar një shfaqje të shëmtuar për shqiptarët.

Dhuna nuk është e tolerueshme në asnjë nga format e saj. Por kur marketon banalitet me një audiencë të gjerë, nuk mund të shmangësh dhunën dhe pasojat e saj, të cilat, në këtë rast, nuk rëndojnë mbi TCH, por mbi një publik të lodhur nga e përditshmja. Nga kombinimi politikë dhe spektakël banal që po rrënon çdo vlerë të mbetur të shoqërisë tonë.

Video

Një këngëtare u fishkëllye nga tifozët pasi harroi fjalët e himnit kanadez përpara ndeshjes miqësore Kanada–Peru, të zhvilluar të shtunën, më 3 tetor, në Montreal. Ajo hezitoi që në nisje të interpretimit, duke shkaktuar konfuzion edhe mes futbollistëve vendas. Teksa përpiqej të vazhdonte, këngëtarja harroi sërish tekstin dhe nisi të qeshte në mënyrë nervoze. Nga tribunat u dëgjuan fishkëllima, ndërsa më pas u luajt versioni instrumental i himnit, të cilin e kënduan lojtarët dhe tifozët.

Një shembje masive shkëmbinjsh ndodhi në faqen veriore të majës Tofana di Dentro, pranë Cortina d’Ampezzo në Itali. Në momentin e shembjes, një helikopter i urgjencës po përfundonte shpëtimin e një turisteje 52-vjeçare, e cila kishte dëmtuar gjurin gjatë një ecjeje në Tofana di Rozes. Gruaja u transportua në spitalin Codivilla për të marrë ndihmë mjekësore. Më pas, helikopteri mori në bord dy pjesëtarë të Guardia di Finanza për të kontrolluar nga ajri zonën e prekur. Reja e dendur e pluhurit, e ngritur nga shembja, pengoi për një kohë të gjatë pamjen dhe vështirësoi verifikimet.

Një ushtarak rus ka rrëzuar një dron ukrainas në rajonin e Moskës, duke përdorur sistemin portativ kundërajror 9K38 Igla. Sipas raportimeve, droni dyshohet se ishte gati për sulm dhe po fluturonte drejt një objekti të industrisë së naftës, por u godit përpara se të arrinte objektivin. 9K38 Igla është një sistem raketor portativ rus, i projektuar për goditjen e objektivave ajrore në lartësi të ulëta.

Tensione para Kuvendit të Kosovës, policia përdor gaz lotsjellës Përshkallëzohet situata para Kuvendit të Kosovës. Protestuesit kanë hedhur mjete piroteknike, ndërsa Policia e Kosovës është përgjigjur me gaz lotsjellës dhe ka shtuar praninë rreth ndërtesës. Tensionet u rritën pasi protestuesit tentuan të pengonin largimin e deputetëve, duke kërkuar miratimin në lexim të dytë të ndryshimeve ligjore që lidhen me Specialen në Hagë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme