Editorial 15 March 2025, 16:23 Nga VNA

Berisha dhe Rama akuza njëri tjetrit duke përdorur SPAK/ Roli i Prokurorisë së Posaçme në fushatën e sapo nisur për zgjedhjet e majit

Ndaje në Whatsapp
Berisha dhe Rama akuza njëri tjetrit duke përdorur SPAK/ Roli i

Në fushatën elektorale që sapo ka nisur, Sali Berisha ka ngritur akuza të ashpra ndaj kandidatëve për deputetë të kryeministrit Edi Rama, duke i etiketuar si figura me dosje të rënda në SPAK, të përfshirë në afera korruptive dhe me lidhje të thella me krimin.

“Grupi i parë i listës së Edi Ramës janë që të gjithë pa përjashtim me dosje të rënda SPAK-u, aferash korruptive ndër më të mëdhatë dhe lidhje me krimin ndër më të tmerrshme. Simbol i kësaj liste, përveç Edi Ramës vetë, është Taulant Balla,” deklaroi Berisha në një bashkëbisedim me mbështetësit.

Nga ana tjetër, vetë Berisha dhe figura të rëndësishme të Partisë Demokratike, si Fatmir Mediu, Flamur Noka, Bardh Spahia dhe Belind Këlliçi, janë gjithashtu nën hetim nga SPAK. Megjithatë, kur Berisha flet për këto raste, ai përdor termin “SKAPI i partisë”, duke e cilësuar SPAK-un si të kontrolluar nga qeveria.

Retorika e Akuzave në Vend të Platformave

Ndërsa zgjedhjet afrohen, akuzat e ndërsjella me në qendër SPAK-un po dominojnë debatin publik, duke zëvendësuar diskutimin për programet dhe politikat konkrete që prekin jetën e qytetarëve. Përdorimi i SPAK-ut si një armë politike është bërë një taktikë e njohur muajt e fundit.

Nga ana e tij, Edi Rama ndryshoi strategji disa javë më parë, duke sulmuar prokurorët e SPAK-ut për llogari të çështjes Veliaj. Megjithatë, afrimi i ditës së zgjedhjeve e ka shtyrë Ramën të ndryshojë qëndrim dhe të përfitojë nga sukseset dhe lavdërimet për SPAK-un. Edhe pse shumë bashkëpunëtorë të tij janë nën hetim apo pas hekurave falë SPAK-ut, Rama ka rifilluar të pretendojë se ai është ideatori dhe njeriu që bëri të mundur ekzistencën e Prokurorisë së Posaçme.

Ndikimi Tek Elektorati

Përfshirja e SPAK-ut në këtë debat zgjedhor ka një ndikim të dyfishtë: nga njëra anë, ajo nxit elektoratin të kërkojë transparencë dhe drejtësi; nga ana tjetër, rrezikon ta shndërrojë SPAK-un në të vetmen “forcë politike” me mbështetje pa rezerva nga shqiptarët.

Rreziku më i madh qëndron në krijimin e përshtypjes se këto zgjedhje janë një garë mes figurash të diskredituara, ku politika është zhvendosur në drejtësi dhe drejtësia në politikë.

Në fund, pyetja kryesore mbetet: a do të jetë kjo fushatë një garë për ide dhe zgjidhje, apo thjesht një betejë për të shpallur fajtor kundërshtarin duke përdorur SPAK-un?

Lexo gjithashtu

Video

Një këngëtare u fishkëllye nga tifozët pasi harroi fjalët e himnit kanadez përpara ndeshjes miqësore Kanada–Peru, të zhvilluar të shtunën, më 3 tetor, në Montreal. Ajo hezitoi që në nisje të interpretimit, duke shkaktuar konfuzion edhe mes futbollistëve vendas. Teksa përpiqej të vazhdonte, këngëtarja harroi sërish tekstin dhe nisi të qeshte në mënyrë nervoze. Nga tribunat u dëgjuan fishkëllima, ndërsa më pas u luajt versioni instrumental i himnit, të cilin e kënduan lojtarët dhe tifozët.

Një shembje masive shkëmbinjsh ndodhi në faqen veriore të majës Tofana di Dentro, pranë Cortina d’Ampezzo në Itali. Në momentin e shembjes, një helikopter i urgjencës po përfundonte shpëtimin e një turisteje 52-vjeçare, e cila kishte dëmtuar gjurin gjatë një ecjeje në Tofana di Rozes. Gruaja u transportua në spitalin Codivilla për të marrë ndihmë mjekësore. Më pas, helikopteri mori në bord dy pjesëtarë të Guardia di Finanza për të kontrolluar nga ajri zonën e prekur. Reja e dendur e pluhurit, e ngritur nga shembja, pengoi për një kohë të gjatë pamjen dhe vështirësoi verifikimet.

Një ushtarak rus ka rrëzuar një dron ukrainas në rajonin e Moskës, duke përdorur sistemin portativ kundërajror 9K38 Igla. Sipas raportimeve, droni dyshohet se ishte gati për sulm dhe po fluturonte drejt një objekti të industrisë së naftës, por u godit përpara se të arrinte objektivin. 9K38 Igla është një sistem raketor portativ rus, i projektuar për goditjen e objektivave ajrore në lartësi të ulëta.

Tensione para Kuvendit të Kosovës, policia përdor gaz lotsjellës Përshkallëzohet situata para Kuvendit të Kosovës. Protestuesit kanë hedhur mjete piroteknike, ndërsa Policia e Kosovës është përgjigjur me gaz lotsjellës dhe ka shtuar praninë rreth ndërtesës. Tensionet u rritën pasi protestuesit tentuan të pengonin largimin e deputetëve, duke kërkuar miratimin në lexim të dytë të ndryshimeve ligjore që lidhen me Specialen në Hagë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme