Editorial 25 February 2025, 18:17 Nga VNA

Nostalgji për mbledhjet e Byrosë Politike. Si SPAK e ka lënë “pa tekst” Edi Ramën dhe kaotike opozitën

Ndaje në Whatsapp
Nostalgji për mbledhjet e Byrosë Politike. Si SPAK e ka lënë
Nga Desada Metaj

Edi Rama i është kthyer sot prapë narrativës së sulmeve ndaj SPAK, këtë herë duke shprehur pakënaqësinë për masat e marra nga prokurorët e posaçëm në Universitetin Bujqësor të Tiranës.

“Masë sigurie PA GJYQ për stafin dhe pedagogët e universitetit për disa procedura të disa viteve më parë në shumën totale më pak se 30 milionë lekë”, tha sot kryeministri, i cili në fakt është munduar ta relativizojë edhe masën, edhe shumën e parave të korrupsionit. Edi Rama e ka të qartë se ndalimet janë bërë (si dhe në rastet e ish-ministrave dhe kryetarit të bashkisë) me vendim gjykate dhe se shifra e abuzimit është rreth 900 mijë euro, jo aq sa pretendon Rama.

Përkundrejt kësaj narrative relativizuese për skandalin e radhës, kryeministri sërish ka harruar se fondet e universiteteve shqiptare nuk janë sa të inceneratorëve dhe 900 mijë euro janë një shumë e madhe krahasimisht me financimet e tyre. Për më tepër, duke e shpallur veten gjykatës dhe deputetët e PS si jurinë e një gjyqi popullor, Edi Rama ka ftuar nesër rektorin e Universitetit Bujqësor të shfajësohet në mbledhjen e grupit parlamentar të drejtuar prej tij. Jo krejt rastësisht kjo është hera e dytë që kryeministri përpiqet të “shplajë” persona të implikuar në dosjet që po heton SPAK. Pak ditë më parë ishte Klotilda Bushka e cila gati e mallëngjyer lexoi një autokritikë ku nuk kishte asnjë fjalë për akuzën direkte që rëndon mbi të, por një retorikë e pastër sulmi ndaj SPAK. Të njëjtën linjë Edi Rama duket se po ndjekë dhe me rektorin e UB Fatbardh Sallaku i cili në një shkelje flagrante të autonomisë së universiteteve do dalë për të dhënë shpjegime për një çështje që është në hetim. Duke rrezikuar shkeljen e sekretit hetimor, autonominë e institucionit që përfaqëson dhe mbi të gjitha, duke u shfaqur si vasal i kryeministrit me shpresën se ky i fundit do t’i dalë për zot.

E ngjashme me mbledhjet e Byrosë së KQ-së së diktaturës, personazhet groteskë afër diktatorit nuk kanë ndonjë ndryshim të madh nga ata që do jenë në krah të Edi Ramës. Mbushur me Pali Miska dhe Lenka Çuko, grupi parlamentar i PS është tashmë një mishërim i injorancës, paaftësisë dhe zhgërryerjes në batakun e një qeverisje që po kalon ditët e saj më të vështira.

Tashmë, dy goditjet e fundit të prokurorisë së posaçme e kanë gjetur Edi Ramën “pa tekst” dhe pa skenar për të ndërtuar strategjinë e komunikimit në momentet kur dhe zgjedhjet janë shumë afër. Spontaniteti nuk po e ndihmon dhe mesa duket, papërgatitja është duke i dhënë kosto të madhe politike dhe elektorale. Ndoshta në strategjinë e tij të re, beteja me SPAK mund të zërë një vend të rëndësishëm, por për të ndërtuar narrativën anti-SPAK në më pak se 80 ditë fushatë elektorale nuk ka më kohë fizike. Ndaj çorganizimi duket të jetë ulur këmbëkryq në kampin socialist, duke i lënë terren të lirë PD dhe opozitës, që për fat të keq nuk po dinë (apo nuk duan) ta shfrytëzojnë hapësirën, duke mbetur peng i halleve personale dhe i çorganizimit të organizuar që i shoqëron në çdo fushatë elektorale.

Lexo gjithashtu

Video

Një këngëtare u fishkëllye nga tifozët pasi harroi fjalët e himnit kanadez përpara ndeshjes miqësore Kanada–Peru, të zhvilluar të shtunën, më 3 tetor, në Montreal. Ajo hezitoi që në nisje të interpretimit, duke shkaktuar konfuzion edhe mes futbollistëve vendas. Teksa përpiqej të vazhdonte, këngëtarja harroi sërish tekstin dhe nisi të qeshte në mënyrë nervoze. Nga tribunat u dëgjuan fishkëllima, ndërsa më pas u luajt versioni instrumental i himnit, të cilin e kënduan lojtarët dhe tifozët.

Një shembje masive shkëmbinjsh ndodhi në faqen veriore të majës Tofana di Dentro, pranë Cortina d’Ampezzo në Itali. Në momentin e shembjes, një helikopter i urgjencës po përfundonte shpëtimin e një turisteje 52-vjeçare, e cila kishte dëmtuar gjurin gjatë një ecjeje në Tofana di Rozes. Gruaja u transportua në spitalin Codivilla për të marrë ndihmë mjekësore. Më pas, helikopteri mori në bord dy pjesëtarë të Guardia di Finanza për të kontrolluar nga ajri zonën e prekur. Reja e dendur e pluhurit, e ngritur nga shembja, pengoi për një kohë të gjatë pamjen dhe vështirësoi verifikimet.

Një ushtarak rus ka rrëzuar një dron ukrainas në rajonin e Moskës, duke përdorur sistemin portativ kundërajror 9K38 Igla. Sipas raportimeve, droni dyshohet se ishte gati për sulm dhe po fluturonte drejt një objekti të industrisë së naftës, por u godit përpara se të arrinte objektivin. 9K38 Igla është një sistem raketor portativ rus, i projektuar për goditjen e objektivave ajrore në lartësi të ulëta.

Tensione para Kuvendit të Kosovës, policia përdor gaz lotsjellës Përshkallëzohet situata para Kuvendit të Kosovës. Protestuesit kanë hedhur mjete piroteknike, ndërsa Policia e Kosovës është përgjigjur me gaz lotsjellës dhe ka shtuar praninë rreth ndërtesës. Tensionet u rritën pasi protestuesit tentuan të pengonin largimin e deputetëve, duke kërkuar miratimin në lexim të dytë të ndryshimeve ligjore që lidhen me Specialen në Hagë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme