Editorial 3 February 2025, 15:09 Nga VNA

Edi Rama sfidon SPAK/ Shpall Veliajn “lokomotivë” të drejtimit socialist

Ndaje në Whatsapp
Edi Rama sfidon SPAK/ Shpall Veliajn “lokomotivë” të

“Bashkia e Tiranës është lokomotiva në të gjitha drejtimet dhe mbështetja jonë.” Kështu u shpreh sot kryeministri Edi Rama, i cili, së bashku me kryebashkiakun Erion Veliaj dhe ministren Ogerta Manastirliu, mori pjesë në përurimin e godinave 16 dhe 17 në Qytetin Studenti, tashmë të rikonstruktuara me kushte bashkëkohore.

Ky është një nga rastet e rralla të një daljeje publike të përbashkët mes Ramës dhe Veliajt, pas një periudhe të gjatë në të cilën kryeministri dukej se e kishte distancuar kryebashkiakun e Tiranës. Kjo erdhi në një kohë kur SPAK ka nisur hetimet ndaj Veliajt për akuza që përfshijnë korrupsionin, pastrimin e parave dhe fshehjen e pasurisë. Hetimet janë intensifikuar me kontrolle në banesat dhe bizneset e familjarëve të tij, si dhe me sekuestrimin e celularëve.

Në muajt e fundit, Veliaj është parë gjithnjë e më pak në takimet politike apo në daljet publike përkrah Ramës. Edhe në rastet kur ishte i pranishëm, ai kishte një rol dytësor, ndërsa zona të rëndësishme elektorale janë mbuluar nga njerëz të tjerë të besuar të kryeministrit, si Blendi Gonxhja, Ogerta Manastirliu dhe Erion Braçe.

Megjithatë, ditët e fundit ka një riaktivizim të dukshëm të Veliajt, i cili po rikthehet në skenën politike. Gjatë fushatës së sotme, kryeministri e cilësoi Bashkinë e Tiranës si një “lokomotivë” që ecën përpara me “sukseset” e saj, pavarësisht aferave të shumta të denoncuara, si skandali 5D apo përfshirja e Veliajt në çështjen e inceneratorit të Tiranës.

Në këtë kontekst, mbetet për t’u parë nëse “lokomotiva” e Ramës do të vazhdojë përpara apo do të ndalet në SPAK, duke qenë se deri më tani pesë drejtues të rëndësishëm të saj ndodhen pas hekurave.

Video

Një këngëtare u fishkëllye nga tifozët pasi harroi fjalët e himnit kanadez përpara ndeshjes miqësore Kanada–Peru, të zhvilluar të shtunën, më 3 tetor, në Montreal. Ajo hezitoi që në nisje të interpretimit, duke shkaktuar konfuzion edhe mes futbollistëve vendas. Teksa përpiqej të vazhdonte, këngëtarja harroi sërish tekstin dhe nisi të qeshte në mënyrë nervoze. Nga tribunat u dëgjuan fishkëllima, ndërsa më pas u luajt versioni instrumental i himnit, të cilin e kënduan lojtarët dhe tifozët.

Një shembje masive shkëmbinjsh ndodhi në faqen veriore të majës Tofana di Dentro, pranë Cortina d’Ampezzo në Itali. Në momentin e shembjes, një helikopter i urgjencës po përfundonte shpëtimin e një turisteje 52-vjeçare, e cila kishte dëmtuar gjurin gjatë një ecjeje në Tofana di Rozes. Gruaja u transportua në spitalin Codivilla për të marrë ndihmë mjekësore. Më pas, helikopteri mori në bord dy pjesëtarë të Guardia di Finanza për të kontrolluar nga ajri zonën e prekur. Reja e dendur e pluhurit, e ngritur nga shembja, pengoi për një kohë të gjatë pamjen dhe vështirësoi verifikimet.

Një ushtarak rus ka rrëzuar një dron ukrainas në rajonin e Moskës, duke përdorur sistemin portativ kundërajror 9K38 Igla. Sipas raportimeve, droni dyshohet se ishte gati për sulm dhe po fluturonte drejt një objekti të industrisë së naftës, por u godit përpara se të arrinte objektivin. 9K38 Igla është një sistem raketor portativ rus, i projektuar për goditjen e objektivave ajrore në lartësi të ulëta.

Tensione para Kuvendit të Kosovës, policia përdor gaz lotsjellës Përshkallëzohet situata para Kuvendit të Kosovës. Protestuesit kanë hedhur mjete piroteknike, ndërsa Policia e Kosovës është përgjigjur me gaz lotsjellës dhe ka shtuar praninë rreth ndërtesës. Tensionet u rritën pasi protestuesit tentuan të pengonin largimin e deputetëve, duke kërkuar miratimin në lexim të dytë të ndryshimeve ligjore që lidhen me Specialen në Hagë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme