Editorial 2 Shkurt 2025, 16:35 Nga VNA

Akuzat e Arben Ahmetaj, ku çalon ish-krahu i djathtë i Edi Ramës. Pse hesht opozita për biznesmenin që pagoi detox-in e famshëm

Ndaje në Whatsapp
Akuzat e Arben Ahmetaj, ku çalon ish-krahu i djathtë i Edi

Intervista e tretë e Arben Ahmetaj, më shumë se fakte dhe dokumenta, përcolli biseda dhe akte korruptive të cilat iu mveshën më së shumti zëvendëskryeministres Belinda Balluku. Ndërsa ish-zëvendëskryeministri tundi në duart e tij ca letra me shishe vere të printuara, pllakat e Erioles dhe “persekutimi” i tij familjar ishin për herë të tretë kryefjala e rrëfimit të tij televiziv.

Për të mos rënë në përsëritje të analizave të deklaratave të Arben Ahmetaj, por duke u përqendruar tek akuzat e tij, shumë pyetje mbeten pa përgjigje. Sepse ende nuk e kemi kuptuar nëse Arben Ahmetaj flet si një njeri që nuk ka asnjë përgjegjësi për inceneratorët apo thjesht e larguan nga loja dhe përfitimet miliona euro. Vërtet ish-zëvendëskryeministri nuk e di se kush janë emrat që fshihen pas pagesave në vazhdim të inceneratorit të Tiranës? A ka informacion ish zv/kryeministri se kush është biznesmeni që ka paguar klinikën e famshme të detoksit, ku ai pretendon se ka qenë Edi Rama?

Padyshim që Arben Ahmetaj ka përgjigje për këto, por dhe për pikëpyetje të tjera lidhur me aktet korruptive të qeverisë ku ai ka qenë zëvendësi nr. 1 i Edi Ramës. Në nderin e tij (nëse mund të konsiderohet i tillë) do ishte të tregonte me fakte dhe letra se kush janë përfituesit e vërtetë nga skema e inceneratorëve. Të jepte emra konkretë, të publikonte dokumente, kontrata, si dhe transaksione bankare. Dhe me këtë rast do të na bindte që SPAK po bën një punë gjysmake dhe është në shërbim të Edi Ramës.

Arben Ahmetaj është i përfshirë direkt në skemën e inceneratorëve dhe ai ka informacion të saktë e të qartë kush janë përfituesit direkt dhe ata të fshehur pas skemës (inceneratorit të Tiranës dhe dherave të tij). Nëse SPAK nuk ka aftësinë të hetojë, atëherë le të na e thotë së paku publikisht skemën dhe mos të na lodhë me shishe vere të printuara, të cilat i ka pirë bashkë me Edi Ramën.

Ai duhet së pari të flasë për rolin e tij, pastaj të zbërthejë rolin e Veliajt, Agaçit dhe çdo eksponenti të lartë socialist.

Përndryshe, edhe avokatët e tij të mëdhenj në publik, PD dhe kryetari i saj, bëjnë mirë që i dalin në krah dhe i mbajnë ison për korrupsionin që Ahmetaj e paska parë dhe denoncuar, por Rama nuk e ka dëgjuar. Por më shumë se kaq, duhet të nisin të artikulojnë disa emra që Ahmetaj i denoncon në tym dhe opozita i “mbron” me zell. Nuk ka arsye pse opozita të mbështesë denoncimet e Arben Ahmetajt për klinikën e detoksit në Itali, të përmendë në ajër që e di që biznesmeni e ka paguar dhe përfituar leje ndërtimi, e të bëjë sikur nuk e di emrin e tij. Korrupsioni në këtë rast është akt në bashkëpunim, kryetar qeverie–biznes.

E nëse është komode të sulmosh Ramën, e pakuptueshme është të fshehësh emrin e biznesmenit e të luash kukamshefti me publikun. Është në nderin e PD-së dhe denoncuesve të saj publikë të thonë që bëhet fjalë për bashkëshortin e Alketa Vejsiut, biznesmenin Adrian Nelaj, që ka përfituar leje ndërtimi dhe hotelin në jug.

Po ashtu, është në nderin e Ahmetajt që të mos hedhë tymnajë, por të publikojë faturat dhe çdo të dhënë tjetër.

Ai e di shumë mirë emrin e biznesmenit, siç di dhe lidhjen e tij me Ramën. Por nuk e artikulon dot, sepse më së pari duket se akuza të tilla i duhen për të fituar azil e së dyti mbase edhe vetë ai ka përfituar nga biznesi.

Ndaj loja e emrave që “amnistohen” ndoshta nuk ka emrin korrupsion, por peshën e rëndë para publikut e ka njësoj.

Video

Si një orangutan bashkoi një pyll të ndarë ?? Kur një rrugë ndau pyllin në Sumatra, orangutanët mbetën të izoluar në dy grupe, duke rrezikuar seriozisht të ardhmen e tyre. Për t’i lidhur sërish, Sumatran Orangutan Society dhe Tangguh Hutan Khatulistiwa ndërtuan një urë mes pemëve. Por për dy vite askush nuk e përdori… derisa një orangutan i vetëm guxoi të kalojë. Ky hap i vogël mund të bëjë një ndryshim të madh për mbijetesën e gjithë komunitetit, siç thekson edhe Helen Buckland.

Pas alarmit për një bombë në qendrën tregtare “Toptani” në Tiranë, ka reaguar Policia e kryeqytetit. Sipas njoftimit zyrtar, menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, Forcat Xheniere dhe strukturat e Antiterrorit, të cilat kanë kryer kontroll të plotë të ambienteve. Pas verifikimeve, autoritetet bëjnë me dije se nuk është konstatuar asnjë send i dyshimtë apo i paligjshëm, duke qetësuar kështu situatën për qytetarët dhe vizitorët e qendrës tregtare.

Banorët e Rrjollit kanë dalë në protestë kundër ndërtimit të një resorti turistik të lidhur me biznesmenin Bashkim Ulaj, duke kundërshtuar atë që e cilësojnë si zaptim të tokave të tyre. Disa prej tyre kanë tentuar të depërtojnë në zonën e kantierit përmes rrugëve alternative, por janë ndaluar nga forcat e rendit. Të revoltuar, banorët akuzojnë policinë se po mbron interesat e ndërtuesve dhe jo të qytetarëve. Në protestë ka pasur prezencë të shtuar të policisë, ndërsa tensionet kanë qenë të pranishme gjatë gjithë kohës. Banorët kanë vijuar me thirrjet dhe akuzat ndaj autoriteteve, duke deklaruar se nuk do të tërhiqen nga toka e tyre. “Ne nuk ikim nga toka jonë”, u shprehën protestuesit, teksa i bënë thirrje qytetarëve nga e gjithë Shqipëria që t’u bashkohen në mbështetje të kauzës së tyre.

Tensione dhe përplasje janë shënuar pak minuta para nisjes së përballjes së kryeqytetit Tirana-Partizani. Ndeshja e sotme zhvillohet në Air Albania.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme