Editorial 27 January 2025, 19:49 Nga VNA

Vakanca e tretë në Gjykatën Kushtetuese/ A po shkon drejt ngërçit marrdhënia Presidencë-GJK?

Ndaje në Whatsapp
Vakanca e tretë në Gjykatën Kushtetuese/ A po shkon drejt

Nga Desada Metaj

Në Gjykatën Kushtetuese çdo mandat i përfunduar muajt e fundit duket se është i prirur të sjellë ngërç dhe debat (jo vetëm politik). Pasi kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, mes presionit të ligjit dhe Kushtetutës, u detyrua të mbledhë trupën për të shpallur përfundimin e mandatit të saj, vetë zbardhja e këtij vendimi sërish shkeli ligjin dhe rregulloren e kësaj gjykate. Më datë 23 dhjetor, trupa e Gjykatës ka marrë vendim për deklarimin e përfundimit të mandatit të anëtares dhe kryetares së Gjykatës, znj. Holta Zaçaj.

Si ligji, ashtu dhe Rregullorja, parashikojnë publikimin e vendimit brenda 30 ditëve. Vendimi sot (27 janar) është publikuar duke shkelur afatin me 5 ditë. Dhe ndërkohë bëhet fjalë jo për ndonjë vendim kompleks në arsyetim, pasi janë vetëm 14 faqe, përveç anëtarit të pakicës, që në këtë rast është Sonila Bejtja. Pikërisht mandati i kësaj të fundit duket se po e rikthen Gjykatën Kushtetuese në pikën ku sërish po shkelen afatet për mandatin e përfunduar të një anëtari.

Normalisht, pyetja më bazike në këtë rast është: cili është pozicioni i Gjykatës për mandatin e anëtares Sonila Bejtja. Ajo u emërua për një mandat të përkohshëm, pas dorëheqjes së ish-anëtarit Besnik Muçi, i cili nga ana e tij zëvendësoi gjyqtarin Sokol Berberi. Mandati i këtij të fundit kishte mbaruar më 25 prill 2016.

Zoti Muçi u zgjodh sipas dispozitave kalimtare kushtetuese. Edhe në bazë të opinionit të Komisionit të Venecias, mandati aktual i znj. Bejtja përfundon më 25 prill 2025. Për këtë arsye Gjykata kushtetuese duhet të kishte njoftuar Presidentin, si organi i emërtesës.

Nëse i referohemi, rregullores së vetë Gjykatës Kushtetuese “Kryetari, jo më vonë se 4 muaj para mbarimit të mandatit të gjyqtarit kushtetues, i paraqet Gjykatës kërkesë për deklarimin e mbarimit të këtij mandati”. Diçka që nuk rezulton të ketë ndodhur.

Nga ana tjetër ligji përcakton se “Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, jo më vonë se 3 muaj përpara përfundimit të mandatit të një gjyqtari të Gjykatës Kushtetuese, sipas pikës 1, shkronjat ‘a’ dhe ‘b’ të këtij neni, si dhe menjëherë në rastet e mbarimit të mandatit përpara afatit ligjor, njofton organin e emërtesës për vendin vakant”. Edhe ky afat është shkelur.

Nëse kryetarja e Gjykatës, e cila sipas ligjit duhet të iniciojë procedurën, ka një vlerësim të ndryshëm, nuk është e qartë, se në cilën bazë ligjore ajo e mbështet qëndrimin e saj, për mandatin e Sonila Bejtes.

Edhe interpretimi që ajo bëri për mandatin e saj, në muajin dhjetor, rezultoi tërësisht i gabuar, duke rrezikuar të fuste institucionin që ajo drejton në një konflikt të hapur me Gjykatën e Lartë. Dhe këtë e dëshmon fakti që kundër pozicionit të mbajtur prej saj u shprehën të gjithë anëtarët e tjerë të Gjykatës, me përjashtim të zonjës Bejtja.

Ajo çka përbën element të ri në këtë rast është arsyetimi i vendimit për rastin Zaçaj pasi Gjykata Kushtetuese i ka dhënë zgjidhje edhe ngërçit të krijuar prej mosveprimit të kryetarit të kësaj gjykate. Në vendimin e sotëm, në paragrafin 19, i është dhënë zgjidhje rastit kur kryetarja e GjK nuk vepron sipas ligjit dhe rregullores, pra kur nuk thërret mbledhjen. Tekstualisht shkruhet:

“… rrjedhojë, në çdo rast kur një organ i emërtesës vlerëson se Gjykata nuk e ka ushtruar kompetencën e saj brenda afatit ligjor, ai duhet t’i drejtohet Gjykatës, duke i kërkuar me shkrim ushtrimin e një kompetence të tillë, si dhe duke parashtruar, në çdo rast, edhe argumentet përkatëse në drejtim të fakteve dhe dispozitave kushtetuese në të cilat mbështet qëndrimin e tij për mbarimin e mandatit të gjyqtarit për pozicionin e të cilit është organ emërtese sipas Kushtetutës dhe ligjit. Në këtë rast, Gjykata, pa vonesë, duhet të shprehet me vendim, i cili është përfundimtar dhe i detyrueshëm për zbatim. Kjo është mënyra e vetme e të vepruarit të organeve kushtetuese të përfshira në procedurën e emërimit/zgjedhjes së gjyqtarit kushtetues, bazuar jo vetëm në parimin e luajalitetit kushtetues, por që garanton ushtrimin pa pengesa të kompetencave kushtetuese dhe ligjore nga çdo organ dhe, çka është më e rëndësishme, parimin e pavarësisë së kësaj Gjykate.”

Tashmë Presidenti i Republikës ndodhet në situatën kur ligjërisht duhet të procedojë me shpalljen e vakancës që i përket atij (pasardhësi i Bejtjes emërohet nga Presidenti). Afatet duket se kanë kaluar. Presidenti ka në arkivën e vet edhe dokumentacionin e emërimit të znj. Bejtja (nga ish-Presidenti Meta). Ai është vënë në pamundësi të ushtrojë kompetencën e vet, por ka në dorë mekanizmin kushtetues që t’i drejtohet me shkrim GjK-së, ku “t’ia kujtojë” vonesën dhe faktin se kryetarja e GjK, me mosveprimin e saj, po bëhet pengesë në ushtrimin e një kompetence të tij. Në këtë mënyrë, GjK ka detyrimin, që, ashtu siç veproi në rastin e Zaçajt, të mblidhet dhe të shqyrtojë momentin e mbarimit të mandatit të Bejtjes. Sot është dita e tretë që Presidentit i është cenuar kompetenca prej mosveprimit të kryetares së GjK. Mbetet për t’u parë edhe sa ditë do të presë Presidenti që t’i cenohet kjo kompetencë, e bashkë me të, të shkelet integriteti i Gjykatës Kushtetuese si dhe vetë Kushtetuta e Shqipërisë.

Video

Pamje të pazakonta janë regjistruar në qytetin Norfolk, në shtetin amerikan të Virxhinias, ku një burrë u filmua duke lëvizur me jet ski nëpër rrugët e përmbytura pas reshjeve të dendura që goditën zonën të martën. Videoja është bërë virale në rrjetet sociale, duke treguar se niveli i ujit ishte aq i lartë sa rrugët u shndërruan në “kanale”, duke i dhënë drejtuesit të jet ski-t mundësinë të zëvendësonte makinën me mjetin ujor.

Një djalë 12-vjeçar nga Maroku, i pashoqëruar nga familjarë, u shpëtua nga riatdhesimi në qytetin spanjoll të Ceutës, pasi banorët vendas ndërhynë duke theksuar se ai ishte i mitur. Sipas Associated Press (AP), fëmija po qante dhe iu lut ushtarëve spanjollë që të mos e kthenin në Marok. Vetëm pak metra larg kufirit, një nënkolonel i ushtrisë urdhëroi ndalimin e procedurës, ndërsa më pas 12-vjeçari iu dorëzua Gardës Civile Spanjolle. Sipas AP, të miturit përbëjnë një pjesë të madhe të 3.000–5.000 emigrantëve që kanë shmangur dëbimin nga Ceuta, nga rreth 60.000 persona që kanë mbërritur në qytet gjatë valës së migracionit nga Maroku.

Një aksident i rëndë që përfshinte dy tramvaje ndodhi më herët në qytetin perëndimor gjerman të Gelsenkirchen, duke shkaktuar një mobilizim të madh të shërbimeve të emergjencës. Sipas policisë, të paktën 25 persona u plagosën, ndërsa për tre prej tyre nuk mund të përjashtohet rreziku për jetën. Sipas informacioneve fillestare, dy tramvajet po lëviznin njëra pas tjetrës pranë stadiumit Schalke, kur ai përpara u ndal papritur. Ishte një tren stërvitor, i cili ndiqej nga një tramvaj që po kryente një itinerar të rregullt pasagjerësh. Tramvaji i dytë nuk pati kohë të ndalonte dhe u përplas me forcë në pjesën e pasme të trenit të trajnimit, duke rezultuar në dëme të mëdha të të dy automjeteve.

Një aksident i rëndë që përfshinte dy tramvaje ndodhi më herët në qytetin perëndimor gjerman të Gelsenkirchen, duke shkaktuar një mobilizim të madh të shërbimeve të emergjencës. Sipas policisë, të paktën 25 persona u plagosën, ndërsa për tre prej tyre nuk mund të përjashtohet rreziku për jetën. Sipas informacioneve fillestare, dy tramvajet po lëviznin njëra pas tjetrës pranë stadiumit Schalke, kur ai përpara u ndal papritur. Ishte një tren stërvitor, i cili ndiqej nga një tramvaj që po kryente një itinerar të rregullt pasagjerësh. Tramvaji i dytë nuk pati kohë të ndalonte dhe u përplas me forcë në pjesën e pasme të trenit të trajnimit, duke rezultuar në dëme të mëdha të të dy automjeteve.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme