Editorial 25 January 2025, 10:01 Nga VNA

Vota e emigrantëve/ Pse ka ngecur procesi politik dhe sa i “kushton” xhepave të shqiptarëve ky proces

Ndaje në Whatsapp
Vota e emigrantëve/ Pse ka ngecur procesi politik dhe sa i

PD po përgatitet të mos votojë amendimet e pritshme në Kodin Zgjedhor për të mundësuar votën e emigrantëve. Sipas Sali Berishës, PD mbetet e vendosur për të mundësuar votën e të gjithë emigrantëve, përfshirë edhe ata që u kanë skaduar dokumentet e identitetit. “Ne kemi përgatitur amendamentin dhe ne kërkojmë me ligj që këtyre t’u njihet çdo dokument biometrik i vendit ku jetojnë, qoftë letërnjoftim, qoftë pasaportë. Jashtë kësaj kërkese, ne nuk mund të pranojmë kurrë të përjashtojmë dy të tretat e emigrantëve dhe diasporës tonë nga votimi,” – kështu deklaroi në një konferencë për shtyp kreu demokrat, i cili në të njëjtën kohë paralajmëroi se mosbindja civile tashmë do të shtrihet para ambasadave të Shqipërisë kudo në botë.

Berisha i bëri thirrje diasporës të përgatitet për “protestat më të fuqishme para selive të ambasadave që përfaqësojnë narkoshtetin dhe që kërkon t’u mohojë të drejtën e votës.”

Është e vështirë të kuptohet çfarë e shkaktoi këtë furtunë në gotë, ndërkohë që PS dhe PD i bashkuan votat pa shumë pretendime kur u bënë ndryshimet e para në Kod, që nisën me votën e emigrantëve dhe u finalizuan me mbylljen e listave. Të dy forcat politike, në nxitim e sipër, kishin gabuar në llogaritjen e kohës që u duhej shtetasve shqiptarë që jetojnë jashtë për të votuar. Dhe për këtë, u desh sërish konsensusi për të ndërhyrë në Kod. Pikërisht këto ndryshime teknike tashmë kanë sjellë një realitet të ri: PD me oreks të shtuar për pretendime dhe PS me punë konkrete në terren, përfshirë dhe “hapjen e thesit” për reklama në rrjete sociale dhe jo vetëm, për të mbledhur sa më shumë vota emigrantësh.

Thuajse 3 muaj para zgjedhjeve, PS dhe PD po e mbajnë ende peng mundësinë e votës së emigrantëve shqiptarë, ndërkohë që nga xhepat tanë vijojnë të paguhen shifra të larta për këtë votë. Me një llogari të thjeshtë, duke shtuar dhe shpenzimet milionëshe për KQZ-në dhe postën e shpejtë, një votë e një emigranti do t’i kushtojë xhepave të taksapaguesve shqiptarë më shumë se 50 euro. Dhe duke parë zellin që ka nisur nga të gjitha palët për të mbledhur sa më shumë vota, këto shpenzime do të shkojnë edhe më lart se kaq.

Vota e emigrantëve është cilësuar nga forcat politike si një arritje e madhe për zgjedhjet e 11 majit. Vetëm se 3 muaj para zhvillimit të tyre, nuk dihet ende me siguri se si do të votohet dhe ç’dokumente u duhen shqiptarëve që jetojnë jashtë. Ajo që dihet me siguri është se gara e ethshme mes partive politike për vota në diasporë ka rritur kërkesë-ofertën për të, duke e bërë votën e diasporës të lakmuar më së shumti nga ata që pretendojnë të votohen jashtë Shqipërisë, meqë këtu brenda i njohim dhe i vlerësojmë pak më mirë dhe më objektivisht.

Video

Një këngëtare u fishkëllye nga tifozët pasi harroi fjalët e himnit kanadez përpara ndeshjes miqësore Kanada–Peru, të zhvilluar të shtunën, më 3 tetor, në Montreal. Ajo hezitoi që në nisje të interpretimit, duke shkaktuar konfuzion edhe mes futbollistëve vendas. Teksa përpiqej të vazhdonte, këngëtarja harroi sërish tekstin dhe nisi të qeshte në mënyrë nervoze. Nga tribunat u dëgjuan fishkëllima, ndërsa më pas u luajt versioni instrumental i himnit, të cilin e kënduan lojtarët dhe tifozët.

Një shembje masive shkëmbinjsh ndodhi në faqen veriore të majës Tofana di Dentro, pranë Cortina d’Ampezzo në Itali. Në momentin e shembjes, një helikopter i urgjencës po përfundonte shpëtimin e një turisteje 52-vjeçare, e cila kishte dëmtuar gjurin gjatë një ecjeje në Tofana di Rozes. Gruaja u transportua në spitalin Codivilla për të marrë ndihmë mjekësore. Më pas, helikopteri mori në bord dy pjesëtarë të Guardia di Finanza për të kontrolluar nga ajri zonën e prekur. Reja e dendur e pluhurit, e ngritur nga shembja, pengoi për një kohë të gjatë pamjen dhe vështirësoi verifikimet.

Një ushtarak rus ka rrëzuar një dron ukrainas në rajonin e Moskës, duke përdorur sistemin portativ kundërajror 9K38 Igla. Sipas raportimeve, droni dyshohet se ishte gati për sulm dhe po fluturonte drejt një objekti të industrisë së naftës, por u godit përpara se të arrinte objektivin. 9K38 Igla është një sistem raketor portativ rus, i projektuar për goditjen e objektivave ajrore në lartësi të ulëta.

Tensione para Kuvendit të Kosovës, policia përdor gaz lotsjellës Përshkallëzohet situata para Kuvendit të Kosovës. Protestuesit kanë hedhur mjete piroteknike, ndërsa Policia e Kosovës është përgjigjur me gaz lotsjellës dhe ka shtuar praninë rreth ndërtesës. Tensionet u rritën pasi protestuesit tentuan të pengonin largimin e deputetëve, duke kërkuar miratimin në lexim të dytë të ndryshimeve ligjore që lidhen me Specialen në Hagë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme